Kapiteneria e portit të Barit ka pezulluar lundrimin e trageteve në drejtim të Durrësit, për shkak të motit të keq.
Dy tragete të linjës Bari-Durrës, janë bllokuar në port me urdhër të kapitenerisë së portit.
Mjetet e lundrimit do qëndrojnë të bllokuar deri në një vendim të dytë.