Edhe këtë të diel, moti do të vijojë të mbetet i paqëndrueshëm dhe me një rënie të lehtë të temperaturave.
Sipas sinoptikanëve, vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por priten edhe reshje të dobëta në disa qarqe të vendit si Berati dhe Korça.
Sa i përket temperaturave, në zonat bregdetare vlerat termike do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius, ndërsa në zonën qendrore, konkretisht në Elbasan dhe Berat termometri regjistroi deri ne 32 gradë Celsius.
/a.r