Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit dhe zonën e jugut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa deti do të jetë i valëzimit të forcës 1-2 ballë.













