• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq/ Vengu: Në Durrës evakuuam 305 banorë, ka nisur evidentimi i dëmeve. Nuk jemi ende jashtë rreziku…

by Os De
07/01/2026 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka dhënë një përditësim të situatës së problematikave të shkaktuara nga reshjet e shiut në vend. Në një intervistë për RTSH, Vengu, i cili po ndjek nga afër situatën në Durrës, tha se operacionet e emergjencave civile vijojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Vengu theksoi se përpjekjet kryesore kanë qenë jo vetëm në shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe infrastrukturës kritike, por edhe punën e pandërprerë për largimin e prezencës së ujit nga zonat e banuara.

“Jemi në Durrës ku operacioni i emergjencave civile, bashkisë, prefektit dhe FA kanë përqendruar punën e tyre në terren. E gjithë përpjekja jonë është e përqendruar te zonat e banuara për të bërë të mundur largimin e ujit kryesisht në zonën e Shkozetit dhe Durrësit të R, si dhe çlirimin e disa akseve të kanaleve të ujërave të larta që janë bllokuar nga reshjet dhe inertet që kanë sjellë përmbytjet. Po veprohen me pompat thithëse lagjet dhe rrugicat e Durrësit, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të cilët kërkojnë prezencën e tyre, por jemi duke punuar hap pas hapi. Rreziku është ende prezent dhe ne jemi në gatishmëri të plotë” tha ministri Vengu.

Vengu konfirmoi se janë evakuuar 305 banorë në Durrës, të cilët janë strehuar në Kavaleshencë, ndërsa po punohet për rikthimin e tyre në shtëpitë e tyre pas normalizimit të situatës. Ai gjithashtu theksoi se ka nisur vlerësimi i dëmeve për kompensimin e fermerëve dhe qytetarëve të prekur, sipas ligjit.

“Kemi evakuuar 305 banorë dhe janë strehuar në Konvaleshencë. Po përpiqemi të bëjmë rikthimin e tyre sa më parë në banesë. Ka nisur dhe konstatimi i dëmeve të banesave të prekura për të bërë kompensimet e nevojshme sipas ligjit. Bashkia po merr masat dhe në këtë drejtim që kompensimet të ndodhin sa më shpejtë”, tha ministri.

Ministri Vengu theksoi se situata më kritike ka qenë në Durrës, ku janë marrë masa për menaxhimin e ujit nga qendrat e banuara në qytet, ndërsa shtoi se mirëmenaxhimi në kasatën e Drinit ka bërë që të shmangen pasojat katastrofike për zonën e Nënshkodrës.

“Ne kemi marrë masa dhe kemi bërë parandalime në shumë zonë të vendit. Durrësi ka pasur situatën më kritike. Kemi bërë menaxhimin shumë të mirë të situatës në kaskadën e Drinit. Kemi evituar situatë katastrofike në zonën e Nënshkodrë, Lezhë dhe kemi pasur prezencë masive në të gjitha basenet. Kemi pasur situatë komplekse në Gjirokastër, me shembje masive dhe këto situata janë menaxhuar mirë. Kemi prezencë të shtuar të mjeteve për zhbllokimin dhe fadromave. Hidrovorët janë në funksion dhe e gjithë infrastruktura e emergjencave në funksion të plotë”, tha Vengu.

Në lidhje me Vjosën, Vengu bëri të ditur se po monitorohet me kujdes rritja e kuotave të ujit, për të parandaluar përmbytje masive. Ai gjithashtu theksoi se operacionet do të vijojnë në të gjitha zonat e prekura, përfshirë Durrësin dhe Gjirokastrën, që ishin edhe më problematiket.

“Zonat e banesave janë ato që kanë më shumë nevojë për vëmendje. Jemi në monitorim të Vjosës për shkak të rritjes së kuotave që të parandalojmë përmbytje më masive. Operacionet vijojnë operacionet edhe në Durrës dhe Gjirokastër. Kemi disa ura të shembura në Kukës dhe Delvinë dhe po punojmë me argjinatura dhe në të gjithë vendin. Në 6 orët e fundit kemi një situatë të qëndrueshme, por ende nuk jemi jashtë rreziku”, përfundoi ai.

Next Post
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
“E ka hallin tek ata lart”, Zogaj shpjegon alarmin e Ramës për paraburgimin në Shqipëri

“E ka hallin tek ata lart”, Zogaj shpjegon alarmin e Ramës për paraburgimin në Shqipëri

February 26, 2026
“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In