Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka marrë përsipër rinovimin e matësve të dëmtuar nga ngricat gjatë ditëve të fundit.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga UKT, të dëmtuarit të sinjalizojnë brenda 5 ditësh në njësinë përkatëse për të rinovuar matësat e ujit që janë dëmtuar si pasojë e ngricës dhe temperaturave shumë të ulëta, nisur nga kjo situatë emergjente.
Aktualisht ka nisur procesi për evidentimin e të gjithë dëmtimeve të matësve të ujit në të gjithë territorin e Tiranës që janë shkaktuar nga i ftohti. Ndërkoëh që qytetarët mund të telefonojnë në numrin e gjelbër 0800 44 88 që është në funksion 24 orë në ditë./a.m.