• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq/ Situata e furnizimit me energji deri në orën 8.30

by A R
10/11/2016 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë  grupet e gadishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV nuk ka asnjë difekt. Në orët e para të mëngjesit, në tensionin e mesëm, numri i fiderave pa energji elektrike është 12. Janë riparuar që prej mesnatës së kaluar dhë vënë në punë fiderat 27 dhe 28 të nënstacionit Kashar duke i dhënë energji zonës së Kamzës.

Aktualisht në Tiranë ka problem pjesërisht në Zall Bastar, Vorë, Paskuqan, Valias, Shengjergj, Shkalle dhe Rr.Siri Kodra. Pa energji është dhe një pjesë e fiderit Prezë për shkak të rrëzimit të një shtylle të tensionit të mesëm.

Në rajonin e Durrësit vazhdon problematika në Koxhas pasi vazhdon të jetë e pamundur ndërhyrja nga punonjësit e OSHEE-së pas këputjes së përcjellësave në zonën e përmbytur nga dalja e shtratit të lumit Erzën.

Vazhdon puna në Elbasan për të rikthyer energjinë e munguar pjesërisht në Lunik dhe në zonën e Shezës/Peqin ku janë rrëzuar shtyllat.

Në Rajonin e Beratit ka mungesë energjie në Mbrakull, Bargullas Arrze si dhe pjesërisht Potom e Tomorrice, Pularie Mobileri Kushi Cener Shpk.

Në Rajonin e Korçës ka problem pjesërisht në Vithkuq dhe pjesërisht në Miras.

Sa i takon Rajonit të Gjirokastrës vazhdojnë të jenë pa energji zonat Maricaj, buz, Vasjar për shkak se fiderat që furnizojnë këto zona janë stakuar për masë sigurie.

Në Rajonin Burrel ka problematikë në Cerrujë si dhe pjesërisht Shupenzë.

Në Rajonin Shkodër mungon energjia në Vain dhe në Shengjin.

Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH)

Sipas të dhënave të orës 07:00, paraqitet një situatë e stabilizuar sa i takon niveleve në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës ndërsa vazhdojnë prurjet me intensitet të lartë në HEC Firzë ku po punohet me 4 turbinat e disponueshme. Prej mesnatës ka patur një reduktim të nivelit të shkarkimeve në Koman ndërsa gjatë paradites së sotme do të zhvillohet mbledhja e Sekretariatit Teknik për të analizuar treguesit dhe situatën në orët e ardhshme.

Hidrocentrali i fierzes

 

Kuota                       292.45 m

Prurjet                1750 m3/sec

Prodhimi                   450 MW

Agr. në punë                        4

Shkarkime                0 m3/sec

 

HIdrocentrali i komanit

 

Kuota                      170.37 m

Prurjet          900/520 m3/sec

Prodhimi                   290 MW

Agr. në punë                       2

Shkarkime          800 m3/sec

hidrocentrali vau dejes

 

Kuota                       73.64 m

Prurjet           1075/30 m3/sec

Prodhimi                   200 MW

Agr. në punë                       5

Shkarkime          1200 m3/sec

 

TË DHENAT NGA OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT (OST)

Nuk kemi pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit. Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, nënstacionet e OST nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen./a.m.

Next Post
Tramezzani: Po ndjekim 138 talente shqiptarë që aktivizohen në Itali

Tramezzani: Po ndjekim 138 talente shqiptarë që aktivizohen në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In