Durrësi dhe Vlora, por edhe qytete të tjera janë plot me probleme prej rreshjeve. Kushtet e këqija atmosferike kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit.
Rreshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Vlorës.Disa prej rrugëve të qytetit bregdetar janë gjendur nën pushtetin e ujit.
Po ashtu edhe në port ka patur mjaft vonesa për shkak të përmbytjes së një pjese të kësaj zone.
Gjithashtu ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve. (bw)