• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq rëndon faturat e energjisë, konsumi rritet me 30%

by Java News
10/01/2019 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 30 për qind më shumë energji elektrike është konsumuar gjatë dhjetorit, krahasuar me nëntorin e vitit 2018, e kjo sipas OSHEE-së do të thotë se, mesatarisht qytetarët duhet të përgatiten për një faturë dritash 30% më të lartë për muajin e fundit të vitit që shkoi.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që do të kemi edhe një faturë 30% më të lartë në rastin mesatar, kjo për shkak edhe të rritjes së ngarkesës dhe uljes së temperaturave. Por edhe festat, që këtë vit kanë filluar që në datën 25”, tha Elton Sevrani, drejtor i Divizionit Tregtar në OSHEE.

Rritja e konsumit ka vazhduar edhe për janarin, ndërkohë që OSHEE ka siguruar sasitë e nevojshme të energjisë për furnizim pa ndërprerje.

Viti 2018 ka qenë një vit i mirë hidrik, por për financat e OSHEE-së, edhe pse nuk ka pasur importe të mëdha, rëndon blerja e detyrueshme e energjisë me çmime të larta nga hidrocentralet e vogla private.

“Në financat e OSHEE-së ka pasur përsëri ndikim negativ. Kjo për faktin se atëherë kur kemi një mbiprodhim hidrik në vend, kemi prodhim edhe të burimeve hidrike, HEC-eve të vegjël, të cilët kanë një çmim të lartë blerjeje energjie dhe anasjelltas. Kur nuk ka prodhim vendas detyrohemi të blejmë në tregjet e parregulluara”, tha më tej ai.

Gjithsesi, OSHEE-ja thotë se çmimi final për konsumatorët e saj nuk ndryshon, por ndikime ka tek investimet.

“Në të gjitha rastet, OSHEE nuk lëviz dot në nivelin e shitjes së energjisë në treg. Pra, çmimi me të cilin ua shesim abonentëve finalë është i përcaktuar dhe gjithçka do të amortizojë vlerën financiare që ne kemi për investime”, tha Elton Sevrani./tch/a.meta

Next Post
VIDEO/ “Pengmarrja’ e Fakultetit të Drejtësisë, reagojnë studentët: Një pakicë po na pengon të bëjmë mësim!

VIDEO/ "Pengmarrja' e Fakultetit të Drejtësisë, reagojnë studentët: Një pakicë po na pengon të bëjmë mësim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In