• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq, Pjerin Ndreu thirrje qytetarëve të Lezhës: Kufizoni lëvizjet! Probleme të mëdha nga era e fortë

by S T
13/01/2025 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes. Në Lezhë, për shkak të erës së fortë, janë rrëzuar shumë pemë, shtylla elektrike dhe tabela të sinjalistikës rrugore.

Për pasojë, Nderu i kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet me makinë dhe në këmbë, ndërsa bën me dije se forcat e emergjencës dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri.

“Të nderuar qytetarë të Lezhës! Situata e motit dhe sidomos era e fortë ka krijuar probleme të mëdha! Janë rrëzuar 4 shtylla elektrike, shumë pemë, tabela të sinjalistikës rrugore dhe deri profile alumini të dritareve në pallate! Forcat tona të emergjencës, zjarrfikës, shërbimeve dhe Policia Bashkiake janë përballur gjatë natës me raste të rrezikshme!

Ju lutem kufizoni lëvizjet me makina dhe në këmbë! Lajmëroni menjëherë nëse konstatoni një rrezik afër vendndodhjes, shtëpisë, apo biznesit tuaj! Për çdo rast telefononi në Bashki në nr e tel 0683312049!”, shkruan Ndreu.

Territori i Qarkut Lezhë gjatë gjithë 24 orëve të kaluara është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruar me erë me intensitet të fortë, ndërsa dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit.

Në Kurbin raportohet se pothuajse gjithë qyteti është gdhirë pa energji elektrike, që nga ora 20 e mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e mungesës së energjisë, është ndalur dhe furnizimi me ujë i qytetit. Për shkak të erës së fortë, vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të njësisë Shëngjin.

Next Post
Dyshime se u vra pas konflikteve në rrethin familjar, ky është biznesmeni i ekzekutuar dje në Tiranë (FOTO)

Dyshime se u vra pas konflikteve në rrethin familjar, ky është biznesmeni i ekzekutuar dje në Tiranë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In