Zonat e thella janë bllokuar nga reshjet e dëborës që kanë rënë në dy ditët e fundit. I gjithë qarku Kukes vijon të jetë nën ndikimin e motit të keq dhe temperaturave të ulta deri në minus 8 gradë.
Reshjet janë me intensitet të dobët, të bllokuara janë zonat; Arrën, Kalis, Grykëçajë, Malzi, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.
Në shumë shkolla nuk ka filluar mësimi mëngjesin e sotëm, fshatrat janë bllokuar, pasi transporti i mësuesve nuk është i mundur. Ndërkohë që edhe në Ersekë ka probleme në disa zona nga dëbora që ka rënë.