Shqipëria është përfshirë nga reshje të shumta shiu dhe erëra të forta, çka ka bërë që puna në sektorin e peshkimit në Durrës të ndërpritet.
Siç bëhet e ditur, prej më shumë se 5 ditësh Flota e Peshkimit nuk ka dalë në det për të ushtruar aktivitetin e përditshëm, atë të gjuetisë.
Mësohet se ka qenë vendimi i Dispeçerisë, që ka ndaluar që peshkarexhat të mos dalin në det, për shkak të dallgëve që arrijnë deri në 6 ballë.
Në mënyrë të përkohshme është pezulluar puna edhe në kalatën e përpunimit si dhe lundrimi i anijeve tregtare të tonazhit të ulët.
Tragetet e linjave nuk kanë hasur probleme e ashtu sikurse edhe anijet e mëdha duke vijuar lundrimin sipas planifikimit ditor.