Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla detare dhe anijeve të peshkimit në Vlorë. Ky vendim është marrë sot nga Kapitaneria e Vlorës.
Shkak është bërë moti i keq, që ka shkaktuar det shumë të trazuar.
Kujtojmë se prej ditësh është paralajmëruar se periudha 22 deri në 26 janar vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut, ndërsa nuk përjashtohen as përmbytjet./a.p