Probleme me furnizimin me energji elektrike janë raportuar në disa zona të Qarkut Korçë gjatë ditës së sotme, si pasojë e kushteve të motit.
Sipas të dhënave nga OSHEE Korçë, pa energji elektrike rezultojnë në total 2,505 abonentë në disa njësi administrative dhe zona rurale.
205 abonentë janë pa energji në zonat e thella rurale të njësisë Vithkuq, përfshirë fshatrat Lekas, Xerje, Gurmujas, Gjonbabas, Tudas, Gjergjevicë, Denas, Mazrekë, Brozdovec, Gjinikas, Protopapë, Peshtan, Osojë dhe Kodras. Ndërkohë, 317 abonentë janë pa energji në zonën e Verdovës në Pogradec, si dhe 1,983 abonentë në zonat rurale të furnizuara nga fidri Potozhan në njësinë Guri i Kuq.
Ekipet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e prekura, ndërsa fidrat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.











