Situata nga moti i keq që ka përfshirë vendin prej disa ditësh është përmirësuar, por ende vijon të ketë problem në disa fshatra me furnizimin me energji elektrike.
Në qarkun e Shkodrës, akset rrugore janë të qarkullueshme, teksa në zonat malore lëvizja duhet të kryhet me goma dimërore.
Në bashkinë Vau i Dejës ka probleme me furnizimin me energji në njësitë administrative Temal dhe Shllak. Aksi rrugor Muri Turkut – Dushk është i bllokuar në një gjatësi prej rreth 3 km.
Po ashtu po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora në zonën e Qafë Thanës, Çervenakë dhe Pogradec.