Gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe me temperaturë të ulët.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se kontraktorët kanë punuar për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën.
Sipas ARRSH-së, në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugor. /e.s/