• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq detyron organizatorët të shtyjnë koncertin e Capital T

by Java News
18/09/2019 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koncerti i Capital T është shtyrë për në datën 20, dhe shkak është bërë moti i keq. Ndonëse fansat ishin të pritje të koncertit madhështor, Capital T sqaron se surprizat do tu ofrohen një ditë më pas.

Stafi i koncertit të Capital T ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku sqarojnë se “Time Capsule” do të mbahet ditën e premte, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend. Për ata që kanë prerë biletat, nuk duhet të shqetësohen pasi janë padiskutim të rregullta. Asgjë nuk ka ndryshuar, as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të koncertit, veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.

Deklaratë për shtyp

Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur koncerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”. Prej ditësh, stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës, së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.

Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i cili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, ç’ka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë, specifikisht për “Time Capsule”.

Ndonëse stafi i koncertit ia doli të ketë gjithçka gati në detaje dhe artisti Capital T ka përfunduar të gjitha përgatitjet për performancën e tij, sërish, prej shkakut të motit të keq, u vendos nga bordi menaxhues dhe krijues i koncertit “Time Capsule”, që ky i fundit te shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator, në të njëjtën orë dhe në të njejtin vend.

Sigurisht, të gjitha biletat e shitura janë padiskutim të rregullta, ndonëse ato shkruajnë datën 19 shtator, duke qenë sërish të vlefshme për datën 20 shtator pasi asgjë nuk ka ndryshuar as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të koncertit veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.

Capital T dhe stafi i tij ju falenderojnë për durimin dhe energjinë e mirë që keni shprehur deri në këto momente, duke kërkuar ndjesë për çdo parregullsi qe mund të shkaktojë ndryshimi i datës në axhendat e të pranishmëve, por me premtimin se në fund, gjithçka do t’ia vlejë për të përmbushur me sukses misionin nga nisi e gjitha: “Time Capsule”, një mega koncert, i pari i llojit të tij në Shqipëri me një standard krejtësisht ndërkombëtar është një eksperiencë që nuk duhet humbur për asgjë. Capital T, ju pret në sheshin Nënë Tereza, në “Time Capsule” në datën 20 shtator, ora 19:19, ku moti i mirë dhe energjia elektrizuese do ta kthejnë të gjithën në një mbrëmje të paharrueshme!

Next Post
Shqiptarët marrin në masë nënshtetësinë italiane, ja shifrat për 3 vitet e fundit

Shqiptarët marrin në masë nënshtetësinë italiane, ja shifrat për 3 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

February 17, 2026
Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

February 17, 2026
Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

February 17, 2026
Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

February 17, 2026
Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In