570 hektarë tokë janë ende nën ujë në qarkun e Lezhës. Sipas Emergjencave Civile nga informacionet në terren, deri tani probleme ka pasur në Milot, në Rrugën e Kombi, pasi ujërat kanë vërshuar në afërsi të dy banesave.
Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e sotëm kanë përfshirë zonën e Kurbinit dhe atë të Krujës, duke bërë që të bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë.
Një pjesë e automjeteve të tonazhit të ulët po zgjedhin rrugë alternativë, ndërsa disa automjete janë bllokuar nga prezenca e ujit. Nënkalimi në Fushë-Mamurras mbetet sërish problematik, nga bllokimi i zgarave dhe depërtimin e ujit.
Niveli i lumit Mat, ka shtim te prurjeve por jo deri në pikën e rrezikut. Në Mamurras nuk relatohen deri me tani problematika. Në bashkinë e Mirditës nuk raportohet për probleme, por në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të përkohshme.
Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshëm. Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë.
/s.f