• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i Keq/ Akset rrugore të kalueshme, Emergjencat Civile: Ja rrugët ku duhet të tregoni kujdes

by Java News
04/01/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe uljes së temperaturave në disa prej qarqeve të vendit është përballuar si duhet nga strukturat e posaçme.

Nga informacionet e siguruara nga Drejtoria e Emergjencave Civile rezulton se pavarësisht dëborës së rënë, akset rrugore kanë qenë të hapura, nuk ka pasur probleme për furnizimin e rajoneve të thella malore me energji elektrike, si dhe nuk janë shënuar ngjarje me pasoja për banorët dhe pasuritë e tyre.

Reshjet e dëborës dhe problematika e sjellë prej tyre ka prekur disa qarqe në veri të vendit, si Kukës, Shkodër, Dibër e Lezhë, ku trashësia e dëborës në qytete shkon deri në 10 – 20 cm, kurse në zonat e thella malore deri në 40 cm. Sipas Emergjencave Civile, deri në orën 19:30 të ditës së sotme, situata në qarqe paraqitën si më poshtë:

Qarku Kukës – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që në qytete ka arritur trashësinë 6-9 cm, kurse në zonat rurale trashësia e borës ka qenë 20-40 cm. Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.

Në shkallë qarku kanë punuar gjithsej 32 mjete borëpastruese. Rruga e Kombit ka qenë e qarkullueshme kryesisht pa zinxhirë. Kanë punuar 8 borëpastruese. Pasditen e së mërkurës atje ishte ministri i Transporteve.

“Vazhdojmë të monitorojmë situatën. Veç faktit që do ketë reshje do ketë edhe ngrica, ndaj u bëj thirrje qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të zbatojnë sinjalistikat”, deklaroi ministri Sokol Dervishaj.

Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Zapod, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Qafë Morinë, kanë qenë të qarkullueshme pa zinxhirë, kurse akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Fushë Dugagjin-Qafë, Shllak Kukës-Krumë kanë qenë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike. I gjithë qarku është furnizuar përgjithësisht normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar me shpejtësi defektet e shfaqura herë pas here.

Po kështu, i gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm. Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku. Nën drejtimin e Prefektit sot u mblodh Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të EC, ku u diskutua mbi situatën dhe u ndanë detyrat për përballimin e saj.

Qarku Shkodër – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore. Në qytetin e Pukës reshjet e dëborës kanë arritur trashësinë rreth 20-25 cm. Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.

Akset rrugore: Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë- Fierzë, kanë qenë disi më problematik, pasi në segmente të caktuara automjetet kanë qarkulluar edhe më zinxhirë.

Akset rrugore: Fushë Arrëz-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Malësi e Madhe-Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh kanë qenë të kalueshme, por me zinxhirë. Firmat kontraktore kanë punuar me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme të gjitha akset rrugore. Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku. Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Dibër – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që kanë arritur trashësi rreth 10-12 cm.

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore me hedhjen e kripës në rrugë. Akset rrugore që lidhin zonat urbane me zonat rurale janë kryesisht të kalueshme me zinxhirë. Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku. Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Lezhë – Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje shiu me intensitet të dobët. Bashkia Mirditë ka prezencë bore me trashësi rreth 15-35 cm. Rrugët kombëtare në të gjithë qarkun kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë.

Aksi rrugor i Rrugës së Kombit Rrëshen-Sang-Tunel i Kalimashit, ka qenë kryesisht i kalueshëm pa zinxhirë. Në hyrje të tunelit ka rreth 15 cm borë, por pa problem për qarkullimin normal të automjeteve. Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën në terren.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë qenë në gatishmëri dhe kanë riparuar defektet që janë shfaqur. Hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm. Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku. Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Next Post
Parashiko me saktësi të ardhmen me këtë rreth… mjafton vetëm një pyetje dhe gishti juaj tregues

Parashiko me saktësi të ardhmen me këtë rreth... mjafton vetëm një pyetje dhe gishti juaj tregues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In