Temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer prej ditësh vendin mund të bëhen shkak për shtyrjen e ndeshjeve të kategorisë Superiore me një javë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se 7 prej klubeve kanë bërë një kërkesë zyrtare në lidhje me këtë çështje, gjë që do të diskutohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj.
Faza e tretë e Kategorisë Superiore është parashikuar që të nisë në datën 21 janar, por nëse FSHF do të pranojë kërkesën e klubeve atëherë, skuadrat do të kenë një javë kohë më shumë për t’u përgatitur, shkruan tch.
Në përfundim të dy fazave të para, skuadra që kryeson Kampionatin është Kukësi me 36 pikë i ndjekur nga partizani me 35 e Skënderbeu në vendin e tretë me 32 pikë./a.k