• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Moti është i ftohtë por e shtuna…”/ Berisha: Rama të qëllohet me vezë e domate kudo!

by
09/02/2023 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi, prandaj sipas tij ai duhet të largohet nga pushteti me çdo kusht.

Komentet Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, ku tha se Rama merr 29 euro për tonë përgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, ku sipas tij duhet të merrte vetëm 11 euro për tonë.

Ai shtoi se në Sharrë bëhet vetëm groposja e mbetjeve si 25 vite më parë dhe jo djegia e tyre dhe sipas tij paratë e grumbulluara Rama i çon në Iran.

Berisha i tha qytetarëve se Rama duhet të qëllohet me vezë e domate kur qarkullon në Tiranë, për vjedhjet që i ka bërë Shqipërisë.

“E shtuna është një ditë e madhe, moti është i ftohtë, por ajo do të jetë një nga ditët më të ngohta për shqiptarët, të cilët presin me padurim siparin e revolucionit demokratik që ne duhet të përmbysim njërin nga regjimet më karikaturë, më dictatorial dhe anti-dhqiptar që ne kemi pasur në histori.

Rama me grupin e tij sillet ndaj këtij vendi si një organizatë kriminale, që nuk kanë interesa të qytetarve, të vendit, të kombit. Për të shkretuar vendin, asnjë vend tjetër në Europë dhe në botë, në një hark kohor 8-vjeçar nga 2014-2022, pavarësisht nga luftërat, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne këto vite. Sipas Eurostat, vetëm në hapsirën shengen janë larguar këto vite 937 mijë shqiptarë. Këto shifra tregojnë se sirenat e shkretimit të vendit po bien në të katër anët. Mosbesimi te ky vend dhe shndërrimi i tij nga një vend i bekuar në një vend të mallkuar nga ky regjim, është një dramë kombëtare. Kjo dramë ka një shkak, ka një shkak, ka një terren dhe ky është moniszmi. Kur dolëm nga monizmi i parë, u dyndëm nga toka e deti, për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la. Sot ky monizëm e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët. Ky është nje vend me potenciale të jashtëzakonshme edhe për 10 milion banorë. Pasuritë e vendit shndërrohen në plaçkë e grabitje për qeveritarët. Për ta ligji nuk ekziston. Ata kanë vetëm një interes, të mbushin xhepat me paratë e vjedhura. Në kulmin e një krize botërore, ai firmos marrëveshjen për grabitjen e portit. Tenderi për pistën e makinave në Krastë të Elbasanit, Edi Rama shpalli fitues pas tre ditësh kompaninë që i mbushi xhepat. Ndërkohë që duheshin disa javë që të dilte fituesi.

Sharra është ndërmarrje e tyre. Kontrata thotë se plehrat do të menaxhohen me 11 euro për ton. Por ai është i paturp. Ai kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij 29 euro për tonë. Nuk digjet asnjë ton, groposen si 25 vite më parë. A lejohet ky njeri të qarkullojë në Tiranë? A nuk duhet të qëllohet me vezë e domate kudo që kalon.

Kur vjen një hajdut në oborr dhe merr diçka e ikën me vrap. Këtij i duhet treguar vendi. Të qëllohet me vezë e domate kudo që kalon. Ku i çon paratë? I çon në Iran. Ai holandezi që ka marrë ky atje është i lidhur kokë e këmbë me Iranin. Kur flietet për Iranin ai nuk e çel gojën. Sa të na rrëmbejnë të ardhen tonë, le t’i lëmë në të shkuarën e tyre”, u shpreh Berisha.

/e.d

Next Post
‘Çunat’ rrëfehen për Gërdecin, ‘laku’ ngushtohet e ‘revolucioni’ i Berishës

‘Çunat’ rrëfehen për Gërdecin, ‘laku’ ngushtohet e ‘revolucioni’ i Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In