Mbi 225 tornado në 12 ditë. Fenomeni atmosferik që ka përfshirë pjesën jugore të SHBA regjistrohet si më katastrofiku i 40 viteve të fundit, me një frekuencë prej 8 tornadosh në ditë. Por këto janë vetëm një prej eventeve të motit ekstrem që është shoqëruar edhe më përmbytje, ngrica të pazakonta, apo edhe temperature mbi mesataren stinore në disa zona të juglindjes.
Për shkencëtarët, arsyet mund të jenë të shumta dhe komplekse dhe pothuajse e pamundur të përcaktohet roli i një faktori të veçantë.
Megjithatë një ndër ta është padyshim është ndryshimi klimatik që ka përfshirë mbarë planetin. Ato që shqetësojnë më tepër janë pikërisht temperaturat e larta të pazakonta në Alaskë, që shoqërohen me shkrirjen e akullnajave, por edhe rryma të ftohta nga veriu e të nxehta nga jugu jo të rregullta të cilat përplasen duke i dhënë jetë fenomeneve të çuditshme të javëve të fundit.
Kështu nga 17-29 Maj janë shënuar 225 tornado në Idaho, Colorado, Texas, Oklahoma, Kansas, Missouri, Ohio, Indiana dhe Pennsylvani, me një mesatare prej 8 në ditë. Si pasojë 7 persona kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë janë plagosur e qindra shtëpi janë shkatërruar.
/a.rada