Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë me një paralajmërim se pritet përkeqësim i motit duke filluar nga mesnata e ditës së sotme.
Situata e përkeqësuar do të vijojë deri në mesnatën e datës 23 Janar.
“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë”, thuhet në reagim.
Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se për parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, “kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”.
g.kosovari