• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, reshjet e shiut përfshijnë të gjithë territorin e vendit

by A R
08/05/2025 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të karakterizojë fundjavën në të gjithë territorin e vendit.

Paraditet dhe pasditet do të dominohen nga alternime mes vranësirave të dendura dhe periudhave të shkurtra me kthjellime, ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë të pranishme në mënyrë të herëpashershme në pjesën më të madhe të qarqeve.

“Depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore do të na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës duke sjellë mot kryesisht të vranët, sidomos gjatë ditës së shtunë, si dhe reshje të herëpashershme shiu. Që në orët e para të mëngjesit, reshjet do të jenë prezente fillimisht gjatë Ultësirës Perëndimore dhe gradualisht në gjithë territorin me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash, ku hera-herës gjatë relieve malore, kryesisht në zonën lindore të vendit, do të shoqërohet me shkarkesa dhe breshër,” thotë nëntogerja Eneida Doçi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

E diela do të sjellë një panoramë të ngjashme meteorologjike, ku kushtet atmosferike do të mbeten të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë të shoqëruara me intervale të shkurtra kthjellimesh, ndërsa temperaturat pritet të qëndrojnë nën mesataren sezonale, duke mos e kaluar pragun e 20 gradëve Celsius.

“Edhe për ditën e diel, moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Fillimisht moti parashikohet me kthjellime dhe gradualisht me vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditëve në vijim do të kemi sërish rritje në të dyja vlerat, rritje graduale dhe të ndjeshme,” shprehet nëntogerja Doçi.

Sa i përket fillimit të javës që vjen, ndryshimi do të jetë i ndjeshëm.

Duke nisur nga dita e martë, moti pritet të përmirësohet. Stabiliteti atmosferik do të rikthehet në pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë kthjellime të zgjatura dhe rritje graduale të temperaturave, të cilat do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius në disa zona.

Next Post
Pacolli për aeroportin e Vlorës: Do jetë më i bukuri në rajon! Rama do mburret me të

Pacolli për aeroportin e Vlorës: Do jetë më i bukuri në rajon! Rama do mburret me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In