Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe sërish pjesën më të madhe të juglindjes së vendit. Më të dendura reshjet kanë qenë në lartësitë mbi 900 metra aq sa në majë të Mashkullores e në majë të Bigllës trashësia ka shkuar nga 30-50 cm.
Rrugët nacionale janë të kalueshme pa probleme ashtu siç kalohet normalisht edhe në akset e fshatrave turistik Dardhë, Voskopojë e Vithkuq.
Me probleme paraqitet aksi rrugor Shtyllë – Panairit në veçanti në majë të Mashkullores aty ku për shkak të erërave të forta trashësia e dëborës shkon deri në 50 cm.
Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri për të mbajtur të kalueshme këtë rrugë.
Nga reshjet e dendura të dëborës ka probleme në qarkullimin e mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve rurale të zonave malore.
Nga situata e krijuar probleme me energjinë elektrike ka në 400 familje të juglindjes së vendit, kjo e për shkak të problemeve që kanë ndodhur në kabinat elektrike të fshatrave Nizhavec, Petrushë, Cervenakë, Koritë dhe Guri i Kuq.
Nga ana e OSSHE bëhet me dije se grupet e punës janë në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike në këto fshatra
/f.s