Ministria e Mbrojtjes ruse ka fajësuar palën ukrainase për shpërthimin e ndodhur në centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, deklaroi se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin e forcave ruse që nga 28 shkurti. Sipas tij shpërthimi monstruoz u bë nga regjimi i Kievit.
“Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz,” tha Konashenkov.
Pretendime këto të cilat janë rrëzuar nga mediat dhe aktorët ndërkombëtarë të cilët bëjnë përgjegjës për sulmin mbi central Moskën.
g.kosovari











