• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moska kundër Obamas me tone të ashpra: Mani hakmarrëse

by Java News
02/01/2017 10:48
Russian President Vladimir Putin (L) shakes hands with U.S. President Barack Obama as they meet during the World Climate Change Conference 2015 (COP21) at Le Bourget, near Paris, France, November 30, 2015. REUTERS/Mikhail Klimentyev/Sputnik/Kremlin ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. IT IS DISTRIBUTED, EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS. - RTX1WI5J

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidentin që po largohet në SHBA, Obama, Moska e akuzon për mani hakmarrjeje dhe për dështim në politikën e jashtme.

Skandalin në Uashington e pasoi një furtunë zemërimi në Moskë. Tri javë para se të largohet nga posti i Presidentit, Barack Obama e ndëshkoi Rusinë për sulmet e dyshuara të piratëve të internetit ndaj SHBA me sanksione dhe dëbime masive të diplomatëve – dhe politikanët rusë nuk i kursejnë reagimet e ashpra. Kështu, ish-Presidenti dhe kryeministri i sotëm, Dmitri Medvedjev shkruan në tweetin e tij për “agoni antiruse”.

Më keq se një pallua pa pendë

Edhe Konstantin Kosaçov, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Këshillit të Federatës, Dhomës së Sipërme ruse, e përmend këtë. “Këtë nuk mund ta quash as agoni të pallonjve që u kanë rënë pendët, por e kufomave politike”, i deklaroi i agjencisë së lajmeve TASS, duke aluduar për traditën amerikane, që i quan presidentët në largim “pallonj pa pendë”.

Politologë të afërt me Kremlinin kërkojnë motive për vendimin e Obamas, duke e injoruar në mënyrë karakteristike shkakun zyrtar, hakmarrjen për sulmet e hakerëve. Kështu, Fjodor Lukjanov, kryeredaktor i revistës “Rusia në politikën globale” dhe kryetar i këshillit formalisht të pavarur “Këshill për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë”, thotë se Barack Obamës i erdhi në fund të presidencës së tij më në fund mundësia për të thënë mendimin e tij të vërtetë për disa partnerë të vjetër bisedimesh në skenën ndërkombëtare.

Fillimisht, shprehet eksperti, patëm vendimin e pashembullt për të mos e bllokuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezolutën kundër ndërtimit të kolonive izraelite. “Ky është rezultati i një antipatie të gjatë të Obamas kundër kryeministrit (izraelit) Benjamin Netanjahu”. Tani, thotë Lukjanov, pason një luftë diplomatike kundër Rusisë në stilin e viteve ’70. “Atje janë mbledhur pa dyshim shumë gjëra, por më parë, Presidenti i SHBA nuk mundej ose nuk donte t’i zbrazte të gjitha.”

“Synimi i qartë, dëmtimi i Rusisë”

Pavel Podlesny, njëri nga ekspertët kryesorë në Institutin për Studimet e SHBA dhe të Rusisë të Akademisë Ruse të Shkencave, mendon përkundrazi se në elitën amerikane ka shumë të fyer, të cilët nuk e pranojnë dot “se mekanizmat e qetësimit të konfliktit të Sirisë përpunohen pa SHBA dhe se Moska shfaqet si njëra ndër ndërmjetëset në konflikt.” Me fjalë të tjera, sanksionet për piratët e internetit apo hakerët, sipas mendimit të ekspertit janë të paktën pjesërisht reagim ndaj propozimit më të fundit ruso-turk-iranian të Vladimir Putinit për paqëtimin e Sirisë.

Synimin kryesor të sanksioneve, Podlesny e sheh në “shkaktimin sa më shumë problemeve Rusisë”. Një synim tjetër i Obamas, sipas tij, është që t’ia vështirësojë një fillim të ri politik pasardhësit të tij, Donald Trump. Edhe Fjodor Lukjanovi mendon në këtë pikë po kështu: Trumpit dhe ministrit të tij të Jashtëm tani do t’u duhet detyrimisht “të fillojnë në një pikë shumë më të ulët, se më parë”.

Por fakti që Vladimir Putini e refuzoi një propozim të ministrisë së tij të Jashtme, për të dëbuar të njëjtin numër diplomatësh amerikanë nga Rusia siç bënë SHBA, megjithatë e relativizon frikën se marrëdhëniet do të keqësohen në mënyrë thelbësore që në krye të nisjes së marrëdhënieve midis presidentit rus dhe presidentit të ardhshëm të SHBA.

DW

ma.me

Next Post
Kosovës edhe një shans për vizat, mbetet muaji shkurt

Kosovës edhe një shans për vizat, mbetet muaji shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

January 29, 2026
“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

January 29, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

January 29, 2026
Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

January 29, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

“Njerëzit janë më avangardë se PD, të gatshëm të qëndrojnë me ditë në shesh”, Gjin Gjoni shpjegon si duhet të jenë protestat e opozitës

January 29, 2026
(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

January 29, 2026
Detaje nga vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, si autori mashtroi pronaren e banesës me qira

Sarandë, dy të plagosur pas sherrit me thika, njëri niset drejt Tiranës me urgjencë

January 29, 2026
Dikur “fiksimi” i vajzave, surprizon Gabriel Garko: Jam martuar me një burrë!

Dikur “fiksimi” i vajzave, surprizon Gabriel Garko: Jam martuar me një burrë!

January 29, 2026
Mamaja denoncon djalin: Vodhi banesën dhe motorin e të atit. Arrestohet 22-vjeçari

Mamaja denoncon djalin: Vodhi banesën dhe motorin e të atit. Arrestohet 22-vjeçari

January 29, 2026
Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In