• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I moshuari sulmoi me thikë djalin 45-vjeçar pasi nuk punonte

by A R
08/08/2017 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Babait të moshuar i soset durimi me djalin e papunë dhe tenton ta vrasë atë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Karbunarë e Madhe”, në Lushnjë, shkruan ‘Panorama’.
thike
Sipas Policisë, pas sinjalizimit të dhënë nga pjesëtarët e familjes Mezini, mbërritën në vend dhe kryen arrestimin e të zotit të shtëpisë, Dervish Mezini, 74 vjeç.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ‘Karbunarë e Madhe’ në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë), djalin e tij, shtetasin A.M., 45 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’ parashikuar nga nenet 130/ a/4 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, debatet në familje kanë nisur pasi i moshuari nuk pranonte të mbante më në shtëpi djalin e tij 45 vjeç me familjen e tij.
I ati i kërkonte të birit të gjente një punë, në të kundërt nuk mund t’i mbante ai më në banesën e tij. Konflikti familjar ka degraduar ditë pas dite, derisa babai i ka kërkuar të birit të dilte nga shtëpia.
Sipas të dhënave, ai i kërkonte djalit çdo ditë llogari se pse nuk punonte, ndërsa ky i fundit, pavarë- sisht përpjekjeve, nuk kishte arritur dot të siguronte një punë. “Duke përfituar që djali nuk ka bërë rezistencë, 74- vjeçari ka ushtruar mbi të dhunë fizike e psikologjike, si dhe e ka kanosur me thikë. Kanë qenë familjarët e tjerë ata që sinjalizuan policinë për ngjarjen”, bëri të ditur Policia./panorama
Next Post
Familja nga Librazhdi ngujohet në kioskë me shishe benzine: Mos e shembni!

Familja nga Librazhdi ngujohet në kioskë me shishe benzine: Mos e shembni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In