Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Xhami” në Peqin. Lutfi Gripshi rreth 80 vjeç është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia thotë se shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale./a.m.