• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moshatarët e tij enden spitaleve, Berisha po tollovit shqiptarët për t’u rikthyer sundues autoritar

by Rexhep Qosja
25/03/2022 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rexhep Qosja

Megjithëse në moshën kur moshanikët e tij (Sali Berishës) enden korridoreve të spitaleve me fashikuj në duar plot diagnoza e dokumente të tjera mjekësore, ai po i bën këto beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë, unë, pas qindra e qindra faqeve të shkruara kundër politikës së tij, do të shkruaj tani një panegjirik për të: për energjitë e tij, për demagogjitë e tij artistike, për mendimet e tij të qarta, buçitëse, të sistemuara, të tejpërtej dëgjuara.

E di se me atë panegjirik nuk do ta shpëtoj prej veprimit kundër vetvetes, por unë do të përpiqem ta bëj të amshueshëm në historinë shqiptare përplot të Papritura e Fatkeqësi.

***
E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, i cili, në emrin e SHBA-së, e shpalli person të padëshiruar në SHBA dhe po sillet e po vepron si të mos ishte i shpallur i tillë! Dhe, në këtë betejë angazhoi edhe avokat francez, edhe gkykatës francez! Edhe shtet tjetër!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Juri Kim! Dhe, me këtë betejë politike kundër ambasadores amerikane, ai në të vërtetë po bën betejë politike kundër SHBA-së duke mos menduar aspak se SHBA me UÇK-në dhe me NATO-n jo vetëm ndalën gjenocidin që bënte Serbia e Millosheviqit duke dëbuar afro 1 milion shqiptarë prej Kosovës, por edhe e çliroi Kosovën prej okupimit shekullor serb duke e bërë çka është sot: shtet i lirë e i pavarur.

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë që ia mohoi veprimtarinë pasi u shpall person i padëshiruar në SHBA! Dhe, e “filloi” këtë betejë politike me puç partiak!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër krijesës së tij politike, birit të tij politik, kryetarit të PDSH-së, Lulëzim Basha, të cilin më në fund e detyroi të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDSH-së.

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike për t’u dëgjuar zëri dhe mendimi i tij si dikur! Dhe, po i dëgjohen!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër bashkëpartiakëve të padëgjueshëmdhe krijoi parti të re të quajtur, çfarë çudie, kur Shtëpia e Lirisë, e kur Foltorja!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike, po bën çmos, s’po lë gur e dru pa lëvizur, për ta fituar atë betejë politike kundër kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Edi Rama, duke çuar në këmbë kundër tij të rinj e të moshuar, gra e burra, me pretekst ngritjen e çmimeve të shportës e të naftës megjithëse ai, Edi Rama, nuk ishte ngritësi i tyre!

E filloi dhe po i vazhdon të gjitha këto beteja politike për Shqipërinë Autoritare në të cilën do të jetë çka ishte, shumë vite, dikur – sundues autoritar.

Next Post
FOTO/ “Në emër të Birit, të Atit…”! Sherr në selinë e PD teksa flet Alibeaj, një grua përplaset fizikisht me të pranishmit

FOTO/ "Në emër të Birit, të Atit..."! Sherr në selinë e PD teksa flet Alibeaj, një grua përplaset fizikisht me të pranishmit

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Mire u a bene plaku barbare i vicidolit,edvinit,shqiptarve e cilit do ne Shqipri.Per plakun hajdutin e malle,mashtruesin ,dhunuesin e vrasesin serial.Kure e quajtura drejtesi ka deshtuar para ktije barbari atehere cfare do presim ne populli fukara e mjeran.Pse nuke e burgosin plakun,cfare presin,ku shkuan parate e SHBA,Europes e te shqiptarve qe financuan per te quajturen reforme ne drejtesin e vdekur.A po ne vendin tone vazhdon gara pa asnji problem te vjedhim,e te plackisim se ne jemi elita komuniste dhe skane cfare te na bejne mjerante.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

February 5, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

February 5, 2026
Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

February 5, 2026
KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

February 5, 2026
Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In