• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mosbindje civile e PD ndaj Sali Berishës

by Mero Baze
07/10/2024 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dështimi spektakolar i protestës së sotme nuk është thjesht numri qesharak i pjesëmarrësve. Kaq njerëz dhe po të mblidheshin në oborrin e SHQUP, do kishte prapë vende bosh.

Dështimi ka të bëjë me mungesën e dëshirës së Partisë Demokratike për t’iu bindur interesit personal të një njeriu që mendon se demokratët janë dele dhe ai i vë kur të dojë në rresht për hallin e tij.

Bulevardi i boshatisur, duket se bëri që as vajza e tij të mos dilte në shesh për babain, se të paktën nusja tregohet serioze në këto raste dhe ikën jashtë.

Në thelb ky është një triumf real i PD dhe një shpresë që opozita e vërtetë shqiptare nuk është peng i Sali Berishës. Partia Demokratike dëshmoi sot se e vetmja mosbindje civile që ajo ka në dorë, është të braktisë Sali Berishën.

Dhe e bëri.

Natyrisht që e bëri me dhimbje. Nuk është e lehtë të kapërcesh veten dhe të shmangësh detyrimin për të protestuar si opozitar për shkak të kryetarit uzurpator të partisë.

Por me sa duket çdo gjë e ka një kufi dhe Sali Berisha, siç do thoshte Flamuri në këtë rast, e ka derdhur gotën e durimit të demokratëve duke i përdorur për interesa të familjes së vet.

Tani e vetmja shpresë e Berishës është lëvizja guerile.

Të fillojë të hedhë ndonjë shtyllë në erë, ndonjë molotov në dritare zyrash dhe të djegë ndonjë pemë sa të marrë më qafë dhe ata pak delikuentë që i kanë mbetur pas.

Partia Demokratike sot ka treguar se opozita ka shpresë të ngrihet përtej pushtetit të Sali Berishës. Shumica e heshtur që e refuzoi atë, është opozita e vërtetë shqiptare, ajo që duhet të ketë frikë qeveria. Me këtë tufën e deleve që shëtit sot rrugëve të Tiranës, me Flamurin si çoban, qeveria bën festë.

Next Post
Vijon thyerja e xhamave të reklamave, Bardhi dhe Noka udhëheqin turmën tek Pazari i Ri! Gazi lotsjellësi i përzuri nga Kuvendi

Vijon thyerja e xhamave të reklamave, Bardhi dhe Noka udhëheqin turmën tek Pazari i Ri! Gazi lotsjellësi i përzuri nga Kuvendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In