• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

by Mero Baze
29/08/2024 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të kuptuar se sa i izoluar është vetë Berisha nga Partia Demokratike, shikoni dështimin e tij për të 23-n herë radhazi përballë Bashkisë së Tiranës. Sot ishin 9 vetë. Mund t’i numëroni lehtë në fotografi. Madje mund tu gjeni dhe emrat.

Pas kësaj, Flamur Noka u ka dërguar mesazh drejtuesve të PD të vijnë dhe ata në protestë. Kështu mund të bëhen 20. Pastaj nëse mobilizojnë dhe familjarë të tyre mund të bëhen 30.

Problemi është se këmbëngulja e Berishës për të mbajtur njerëzit paradite tek Bashkia dhe mbasdite tek rrugica poshtë penxheres së tij, është kthyer në çështje mercenarësh dhe jo në një çështje të PD. PD nuk e pranoi dot atë si metodë lufte as kundër Bashkisë as kundër qeverisë.

Më qartë, PD e kuptoi se kjo është një tekë personale e Berishës nga e cila ata nuk përfitojnë asgjë.

Dhe rezultati është i qartë. Këmbëngulja e Berishës nuk përkthehet as në pjesëmarrje as në rezistencë por më shumë në dëshpërim.

Sa më shumë Berisha dhe rrethi i tij këmbëngulin për një protestë maratonë, aq më shumë rrisin dëshpërimin dhe braktisjen e protestës.

Në kushte normale, ai mund ta shpallte të mbyllur protestën dhe ta maskonte këtë dështim. Por pikërisht këtë nuk bën dot.

Nuk e bën dot, pasi Berisha nuk ka objektiv as protesta të mëdha, as përmbysje, as fitore në zgjedhje . Ai ka objektiv vetëm një teatër poshtë penxheres së tij dhe para Bashkisë së Tiranës që të duket se po bën opozitë për të justifikuar uzurpimin e PD prej tij. Pra ai do vetëm një teatër ku të duket se njerëzit po luftojnë për të.

Tani, këta njerëz janë pakësuar në mënyrë ekstreme duke ngelur vetëm rrethi i rrogëtarve të tij. Si të të tillë, në vend të frymëzojnë, ata demoralizojnë dhe rrisin pesimizmin e opozitës pasi duken si ushtarë të një kauze të humbur.

Nuk është puna se ata 9 vetë, do t’i bësh 30 apo 40. Puna është se me 23 protesta para bashkisë e 230 poshtë penxheres, Berisha ka arritur tu mbushë mendjen gjithë demokratëve, se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm për hallet e Berishës dhe para bashkisë, për luftra të brendshme në PS.

Dhe kjo i bën ata më të dëshpëruar, më të çorganizuar dhe mbi të gjitha më pak të motivuar për kauza reale opozitare.

Kështu gjithë retorika e Berishës për mosbindje civile ndaj qeverisë, praktikisht po rezulton mosbindje civile e opozitës ndaj Berishës. Kaq ka arritur deri tani.

Next Post
“E papranueshme”/ UNICEF: Mbi 2 mijë fëmijë të pastrehë në Francë

"E papranueshme"/ UNICEF: Mbi 2 mijë fëmijë të pastrehë në Francë

Comments 1

  1. Ani says:
    1 year ago

    Strukturat në bazë të PD janë të dyzuara.
    – ishit e Berishës
    -ishit e Bashës
    Duan të ndajnë prenë nesër,ndaj janë copë copë. Pavarësisht mllefit Tuaj në këtë analizë të shkurtër ka të drejtë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

February 17, 2026
Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

February 17, 2026
Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

February 17, 2026
Jepet preteca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Jepet preteca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

February 17, 2026
U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

February 17, 2026
Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

February 17, 2026
Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

February 17, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

February 17, 2026
Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

February 17, 2026
Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In