Partia Demokratike duket se ka marrë disa masa për t’u ruajtur nga rrjedhja e informacionit. Burime për CityNeës.al bëjnë me dije se deputetët e kësaj force politike nuk kanë pasur sinjal në celularët e tyre gjatë mbledhjes së të shtunës, bllokim valësh ky që arrihet përmes pajisjeve të thjeshta teknologjike.
Me këtë masë, deputetët nuk munden të mbajnë celularët e tyre hapur me gazetarët, fenomen ky që ka ndodhur shpesh në mbledhjet e kryesive apo grupeve parlamentare të forcave të ndryshme politike duke bërë të mundur rrjedhjen e bisedave në kohë reale tek gazetarët e lidhur me deputetët dhe më gjerë.









