• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos u trembni nga mutacioni i Covid”, mjeku Alimehmeti: Britania luajti kartën e frikësimit të popullatës

by A R
08/01/2021 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, ka qetësuar qytetarët duke i kërkuar të mos kenë frikë nga mutacioni i ri anglez i SARS-CoV-2

Ai thotë se vaksina kundër Covid jep efekt edhe ndaj mutacioneve që pëson virusi. Sipas epidemiologut ky variant i virusit ka qenë i pranishëm në Britani dhe në Itali shumë muaj më parë nga sa është raportuar në mediat.

“Asgjëje në jetë nuk duhet t’i frikësohemi, por duhet vetëm ta kuptojmë. Është koha që të kuptojmë më shumë në mënyrë që të frikësohemi më pak.” Cit.: Prof. Dr. Marie Curie (Fituese e dy çmimeve Nobel)

Mos u frikësoni nga mutacioni i ri anglez i SARS-CoV-2 miqtë e mi! Vaksina e njeh më së miri! Nuk i shpëton dot! Rrjedha natyrore e ndodhive është: Çdo virus krijon mutacione që të mbijetojë, përfshirë SARS-CoV-2. Më pas vjen aftësia e njeriut, këtë herë e superlaboratorëve anglezë, për ta identifikuar mutacionin. Më pas vijnë provat që testojnë variantin e modifikuar nëse ka ndryshuar aq shumë sa të quhet i ri. Së fundmi, nëse vërtetohet që është virusi i ri, modifikohen vaksinat dhe terapitë.

Le ta ndjekim hap pas hapi situatën me variantin VUI-202012/01 (Variant Under Investigation 2020 Dhjetor nr. 01). Hapi i parë dhe i dytë: Të gjithë u shqetësuan kur u njoftuan në dhjetor varianti N501Y i virusit, i cili përmblidhte një sërë mutacionesh. Më i rëndësishmi ishte pikërisht zëvendësimi në pozicionin 501 të një aminoacidi asparaginë me një aminoacid tirozinë.

Ky pozicion ndodhet në zonën e proteinës S (spike) e cila është proteina që lidhet me qelizat e njeriut, mund ta konsideroni si “çelësi” i derës së qelizave tona. Me rëndësi është fakti se varianti N501Y është njoftuar të jetë në qarkullim: që në gusht në Itali, që në shtator në Angli. Kush e shkaktoi panikun?

Metoda e gabuar e komunikimit të riskut me publikun! Këtu politika angleze futi hundët sërish dhe i erdhi ideja e mrekullueshme që ta deklaronte në parlament në dhjetor si një nga arsyet pse duhej mbështetur “lockdown” në fundvit. Pra, sërish duke luajtur kartën e frikësimit të popullatës globale dhe jo atë të ndërgjegjësimit të popullatës.

Pasojat i dimë të gjithë. Panik global dhe goditjen kryesore e mori pikërisht Anglia sipas proverbit “Goja llap e shpina dap”. Kjo ndodh kur e trajton popullatën si fëmijë të paaftë për të kuptuar, dhe jo si të rritur që kuptojnë shumë qartë nëse ua shpjegon situatën me racionalitet. Nëse i trajton si fëmijë, edhe popullata përgjigjet si fëmijë me mosbindje, teka, ankesa, të qara, pakënaqësi, etj.

Nëse i trajton si të rritur, do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe fillon bashkëpunimi, sheshimi i mosmarrëveshjeve, krjimi i zgjidhjeve, etj. Hapi më i rëndësishëm dhe pyetja kyçe është: A ndryshon mjaftueshëm virusi sa të mos e njohë vaksina? Sërish futet në veprim kërkimi shkencor dhe studiuesit e Universitetit të Teksasit (SHBA), gjithashtu studiues të vaksinës së PFIZER, japin përgjigje të qartë!

Lajmi i mirë është se: “MUTACIONI N501Y NEUTRALIZOHET NJËSOJ NGA VAKSINA BNT162b2 (PFIZER)” . Autorët morën në studim mostra serike nga 20 persona të vaksinuar me vaksinën Pfizer. Në këto mostra serike u injektua të dy variantet, ai i njohur N501, dhe i riu Y501. Rezultati: asnjë diferencë në aftësinë neutralizuese të antitrupave të prodhuar nga vaksina Pfizer.

Pra, miqtë e mi, sipas shprehjes italiane “mos e fashoni kokën përpara se të vriteni”, rrini të qetë dhe mos dëgjoni çdo lajm që vjen nga televizori. Mbani veshët hapur karshi njoftimeve shkencore zyrtare dhe jo ndaj deklaratave të personazheve politike. Deri më sot nuk kemi arsye për ta fashuar kokën nga ky variant i virusit. Forca miq, shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe fikni televizorët”, shkruan epidemiologu.

/a.r

Next Post
Rama zbardh takimet në Athinë: Mikpritje e shkëlqyer, folëm për marrëdhëniet mes dy vendeve, bëmë bilancin e pandemisë

Rama zbardh takimet në Athinë: Mikpritje e shkëlqyer, folëm për marrëdhëniet mes dy vendeve, bëmë bilancin e pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In