• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u tall me ata të “çadrave” Lulzim

by Artur Ajazi
12/10/2020 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ka mbi 1 muaj, që Lulzim Basha (si dikur sekretarët e parë të rretheve) ka nisur të dalë “çadër më çadër”, duke dashur të tregojë se “ai është atje ku janë hallet e shqiptarëve”. Nuk po lë çadër pa shkelur, nuk po lë “hallexhi” pa vajtur, dhe pa e filmuar dhe hedhur në fb, a thua se Lulzimi po zbraz xhepat dhe po u paguan qeranë apo po u zgjidh problemin. Gjithçka ka rezultuar se ka qenë e sajuar, gjithçka ka rezultuar se ka qenë e “peshkuar” qysh më parë nga “ushtarët” e Lulzimit që ka në rrethe dhe zona të tjera, pasi bashkitë respektive u kanë përgënjeshtuar pothuajse të gjitha lajmet e  gënjeshtërta. Mos u tall me ata të “çadrave” Lulzim, sepse nuk fitohet pushteti duke dalë dhe duke takuar “hallexhinj” fushate, mos u tall me ata qytetarë që ndoshta aksidentalisht u besojnë profkave të tua, se “PD do të fitojë pushtetin, dhe ju do të jetoni si në Europë”. Boll i ngope me lugë “floriri” Lulzim, por ktheu tek rruga e duhur, kthehu tek problemet kryesore të shqiptarëve, ose qëndro më mirë tek problemet e partisë tënde. E ke kthyer Partinë Demokratike si “Portokalli”, dhe po gajas dynjanë me listat e “reja të kandidatëve”. Nuk po lë futbollist dhe aktor teatrosh pa ftuar dhe firmosur për tu bërë deputeti partisë tënde, edhe pse i ke piketuar, ti përdorësh për interesat e tua. Mos u tallme ata të “çadrave”, mos u tall edhe me  futbollistët  apo dhe aktorët e “Theatrit”, që besojnë vërtetë, se e ke seriozisht “hapjen dhe ribashkimin e partisë tënde”. Mos u tall më me ata fakirë të “çadrave” që pasi u dërgon me sejmenët e tu, ndonjë thes me ndihma u shkon për vizitë, dhe rastësisht “zbulon se ata nuk janë trajtuar me ndihma financiare nga qeveria”. Nuk është e rastësishme, që gjithmonë kur Lulzim Basha niset dhe futet në çadërat e banorëve të dëmtuar nga tërmeti, ndodh habia e madhe. Bashkitë nxjerrin zbuluar Lulzimin, Gridën, Ariolën, Ervinin, Gazin, apo dhe sejmenët e rretheve, duke u vënë atyre në dispozicion dokumentacion zyrtar ku rezulton e kundërta. Në fakt “çadra”, është dobësia e Lulzimit, pasi pikërisht nga çadra, 4 vjet më parë ai nisi “betejën e vjetër për votën e lirë”. Sepse pikërisht nga çadra, ai 4 vjet më parë nisi “udhën” drejt marrëveshjes me kryeministrin Rama, nga ku shpreson sërish se “mund të ndodhë mrekullia”. Nuk ka pushtet më nga çadrat Lulzim, ndaj ktheu tek rruga e duhur. Nuk ka  “tryeza partish” më Lulzim, nuk ka as shkëmbim “korrierësh” për të zgjidhur ti hallet dhe problemet që aktualisht ke me Partinë Demokratike. Ndoshta një ditë mund të të ngrihet një “çadër” në mes të SHQUP-it, nga ata që ti i përzure sërish nga partia me lezet, duke u premtuar poste dhe ofiqe kur të “marrësh pushtetin”. Mos u habit Lulzim, kur në oborrin e SHQUP-it , të ngrihet çadra e madhe e “lirisë” nga ata që deri sot i përdore tek Astiri, tek Parlamenti, apo tek Bulevardi, për të afruar në gjirin e partisë sportistë, muzikantë, aktorë, (pa harruar Xhelal Mziun) por jo profesorë dhe akademikë, sepse këta të fundit  nuk të qasen ty, janë larg imazhit dhe preferencave të tua politike.

Next Post
Me maskë të veçantë dhe pa çadër në shi/ Rama inspekton punimet në Fushë Krujë. Kritika kryebashkiakut Bushi

Me maskë të veçantë dhe pa çadër në shi/ Rama inspekton punimet në Fushë Krujë. Kritika kryebashkiakut Bushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In