• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u habisni, ja të gjitha taksat dhe gjobat e çuditshme në tokat e ISIS

by A R
01/09/2016 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ISIS është prej kohësh në vështirësi financiare. Në muajt e fundit, kalifati i Shtetit Islamik mes Sirisë dhe Irakut, ka humbur rreth 45% të territorit. Popullata e nënshtruar nga qeveria e terroristëve, ka kaluar nga 9 në 6 milionë persona, duke shkaktuar një reduktim të të ardhurave nga taksat, të shoqëruara me të ardhurat e pakta nga nafta. Për të mbyllur vrimat e bilancit, ISIS ka shtuar qëndrimin fiskal, duke taksuar çdo sjellje të paligjshme sipas interpretimit barbar që ata i bëjnë ata islamit.

Taksat përfaqësojnë rreth gjysmën e burimeve financiare të ISIS-it. Aftësia për të vendosur gjoba miliona euro ndaj qindra njerëzve në botë, e ka bërë ISIS-in organizatën më të pasur terroriste në botë. Sipas një analize ekonomike dhe gjeopolitike të IHS-së, e intervistuar nga “Bild Zeitung”, humbja e territorit ka vënë në vështirësi financiare drejtimin e Kalifatit të vetëshpallur, i cili ka reaguar si pjesa më e madhe e qeverive kur ka probleme ekonomike.

Taksat janë shtuar në mënyrë domethënëse nga ISIS-i, i cili ka vendosur të zëvendësojë disa metoda të ndëshkimit fizik me pagesën e një barre të re taksash. Zgjedhja për të preferuar paratë në vend të dënimeve, tregon vështirësitë financiare të Shtetit Islamik.

Ja lista e përpiluar nga IHS për “Bild”, me taksat e panumërta që ISIS detyron të paguajnë në formën e gjobës ata që jetojnë në Kalifatin e vetëshpallur islamik.

– Gratë që veshin rroba shumë të ngushta, duhet të paguajnë 25 dollarë gjobë.

– Gratë që zbulojnë sytë e tyre në publik, duhet të paguajnë 10 dollarë ose një gramë ar.

– Gratë që nuk veshin çorape ose doreza dhe zbulojnë një pjesë të trupit të tyre, duhet të paguajnë 30 dollarë gjobë.

– Gratë e zbuluara që kapen me një paketë cigare në dorë, duhet të paguajnë 23 dollarë gjobë, dyfishi, 46, është vlera e ndëshkimit për burrat.

– Kush harron të mbyllë dyert e shtëpisë, dënohet me një gjobë prej 115 dollarë.

– Kush instalon një antenë satelitore, duhet të paguajë një taksë prej 50 dollarë për arsye se ka shkelur këtë ligj.

– Të konsumosh cigare në Raka, ndëshkohesh me një gjobë prej 25 dollarësh.

– Shiitët dhe jo myslimanët, duhet të paguajnë një certifikatë pendese që vlen mes 200 dhe 2.500 dollarë në vit, e cila duhet të rinovohet çdo 12 muaj. Edhe ish-punonjësit publikë dhe ish-policët e Sirisë e Irakut, duhet të paguajnë një taksë të tillë.

– Konsumimi i alkoolit paguhet me 50 dollarë gjobë dhe 50 goditje me kamxhik. Mbajtja e alkoolit është i sanksionuar me 100 dollarë dhe 80 goditje me kamxhik.

– Kush nuk merr pjesë në lutje, duhet të paguajë 25 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik.

– Kush nuk mban veshur ‘Izar’-in, veshja tradicionale islamike, në mënyrë korrekte duhet të paguajë një gjobë prej 5 dollarësh.

– Kush e ka mjekrën të rruar, duhet të paguajë 100 dollarë.

– Largimi gjatë një kontrolli është i ndëshkueshëm me 23 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik.

– Në qytetin Ninive, regjistrimi në një shkollë fillore, kushton 22 dollarë, ndërsa çdo prind duhet të paguajë 65 dollarë nëse dëshiron t’i regjistrojë fëmijët e tij në shkollën e mesme. Në Alepo, 5 dollarë kushton një leksion.

– Regjistrimi në Universitetin e Rakas kushton 250 dollarë.

– Kush nuk u vendos kambanë kafshëve në qafë, u konfiskohen.

– Çdo person duhet të paguajë 46 $ për një hektar tokë në Raka.

– Kush kultivon fruta, duhet të paguajë një taksë me 10% të shitjeve.

– Kush nuk i përgjigjet në mënyrë korrekte pyetjeve për ligjin e Sherihatit gjatë kontrollit të policisë, duhet të paguajë 20 dollarë.

– Kush drejton makinën në krahun e kundërt të rrugës duhet të paguajë 25 dollarë.

– Kush largohet nga Raka, duhet të paguajë 800 dollarë.

–Kush nuk kthehet brenda 15 ditësh pasi ka lënë Rakën, i sekuestrohet menjëherë pasuria.

–Kush lë qytetin tjetër të Irakut, Falluxhan (në duart e ISIS-it), duhet të paguajë 1000 dollarë./shqip/a.m.

Next Post
New York Times: Assange, kukull në duart e Putinit

New York Times: Assange, kukull në duart e Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

“Opozita e destinuar të prishë punët me BE”/ Çupi: PS, ‘tërmet’ angazhimi për mbylljen e negociatave

January 16, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

A është emëruar Inspektor i Përgjithshëm nga Rama, reagon Dash Sula: S’kam marrë asnjë ofertë apo telefonatë

January 16, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

January 16, 2026
“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços

“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços

January 16, 2026
Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

January 16, 2026
Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

January 16, 2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

January 16, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In