• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mos trego, do të gjejmë prapë…” Si u mor peng dhe u dhunua 54-vjeçari në Spille

by A R
19/07/2017 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tregtar ambulant, i cili shiste bukë me qofte në plazhin e Spillesë në Kavajë, është mbajtur peng për gati 2 orë dhe është dhunuar nga tre të rinj, tashmë të arrestuar nga Policia.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, ndërsa në orët e para të mëngjesit të djeshëm u arrestuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se 3 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin Agim Dumani, 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht.

Më pas e kanë mbajtur peng, jashtë vullnetit të tij në vende të ndryshme. Disa orë pas ngjarjes, oficerët e Hetimit të Krimit të Policisë së Kavajës arritën të arrestonin autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Zaimir Xhelezi, 31 vjeç, Bledar Çaça, 32 vjeç dhe Bedri Muça, 25 vjeç, banues në fshatra të ndryshme të Kavajës.

Këta persona, sipas Policisë, njihen si problematikë dhe kanë qenë të skeduar edhe më parë nga organet e rendit. Nga ana tjetër, ata kishin njohje me tregtarin ambulant që morën peng, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Durrës.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka nisur për shkak se tregtari 54-vjeçar u ka kërkuar të rinjve që të largonin makinën, pasi e kishin parkuar para tezgës së tij dhe e pengonin në punë.

PENGMARRJA

Sipas dëshmisë që ka dhënë në Polici tregtari 54- vjeçar Agim Dumani, pasditen e së hënës është dhunuar fizikisht dhe është marrë peng nga 3 persona që i njihte prej vitesh si banorë të zonës.

Dumani ka shpjeguar se këta persona kanë qenë duke pirë birra te një kioskë afër vendit ku ai shiste bukë me qofte.

Ata kishin parkuar makinën e tyre tip “Rover” para tezgës ku Dumani ushtronte aktivitetin e tij dhe ai u ka thirrur duke u kërkuar që ta lëviznin makinën pasi po e pengonin.

Fillimisht tre të rinjtë kanë debatuar me tregtarin, por më pas janë larguar. Pas disa minutash, ata janë rikthyer tek ai dhe e kanë ftuar për ta qerasur me një birrë.

“Meqë nuk ke punë tani, hajde të të japim ndonjë birrë se të ramë në qafë kot më përpara se ishe në punë”, i kanë thënë autorët 54-vjeçarit.

Ai ka pranuar duke e marrë si të mirëqenë propozimin e të rinjve, duke qenë se edhe i njihte dhe ka hipur në makinën e tyre. Por, pasi ka udhëtuar jo më shumë se 100 metër me makinë, ata kanë filluar ta dhunojnë, duke e goditur me grushte brenda në automjetin e tyre.

Më pas e kanë zbritur në tokë dhe kanë filluar sërish ta godasin me grushte e shkelma. Pasi e kanë dhunuar për disa minuta, e kanë futur me forcë në bagazhin e makinës.

LIRIMI I PENGUT

Bashkë me 54-vjeçarin që kishin futur në bagazhin e makinës “Rover”, tre autorët kanë ndaluar para një lokali, pranë zonës së plazhit të Spillesë. E kanë zbritur dhe e kanë detyruar që të futej në tualetin e lokalit, duke i thënë që të pastrohej pasi ishte bërë me gjak.

Por, në këtë kohë, disa dëshmitarë kanë kuptuar se të rinjtë e kishin dhunuar tregtarin dhe i kanë telefonuar Policisë. Në momentin që kanë parë patrullat e Policisë që po afroheshin te lokali ku ata ndodheshin, autorët kanë nxituar të hipin në makinë bashkë me pengun, të cilin e kanë zbritur pas 100- metrash duke e kërcënuar: “Mos trego asgjë se çfarë ndodhi se do të të gjejmë prapë”./Panorama

Next Post
Mourinho: Ja pse dështoi transferimi i Moratas

Morata pranë transferimit te Chelsea për 80 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In