• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos shkoni pas të vdekurit”/ Rama-deputetëve të PD: Më keq akoma kur ju thotë i vdekuri që unë jam gjallë e ka vdekur Amerika

by Java News
21/04/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në foltoren e Kuvendit u tha deputetëve të PD-së që “të mos shkojnë pas të vdekurit”.

Sa i përket çështjes së Presidentit kreu i qeverisë tha se PS është e gatshme të konsultohet me opozitën dhe nëse do të japin kandidaturë që do të jetë bindëse, mazhoranca do ta votojë pa asnjë problem.

Për ndryshimet kushtetuese të 2008, Rama tha se “10 herë do bëja të njëjtën gjë për të shmangur që një i vdekur të merrte peng gjithë dynjanë këtu, për të shmangur këtë dhe atë që ndodhi në 2007 që ishte një tjetër skandal”.

“Dua të rikthehem aty ku e nisa dhe më vjen mirë që të paktën në gjithë këta zëra, ca nga bota tjetër, ca nga përshpirtja mbi kufomën e botës tjetër, u dëgjua një zë nga kjo botë. Një zë që bëri sens në diskutim. Kështu që po i referohem zotit Mediu sepse është me rëndësi që të vihen disa pika mbi “i” për ato që u thanë për procesin. Me shpirtrat e vdekura, të lira, quajeni si të doni. Nuk është fare fusha ime. Zoti Mediu faleminderit që e kujtuat këtu që në 2002 presidenti u zgjodh me konsensus.

Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët dhe kjo nuk diskutohet, por me të vdekurit nuk bashkëpunojmë dhe kjo nuk diskutohet. Dua të them shumë qartë, ka të vdekur që janë gjallë të cilët i kemi yje që na udhëheqin në rrugën e jetës sonë sepse janë të përjetshëm. Ka të gjallë që janë të vdekur. Një pjesë janë të vetëdijshëm dhe tërhiqen në perëndimin e tyre dhe kryejnë ritualin e të jetuarit me njerëzit e tyre. Ka disa që nuk janë të vetëdijshëm që kanë vdekur.

Kështu që patjetër është e drejta juaj, është liria juaj që mund të zgjidhni të vdekurin për të prirë, por ne kemi të drejtë të refuzojmë çdo komunikim me të gjallët që janë të vdekur dhe që kutërbojnë në mes të skenës politike. E keni këtë hall më prezent në mes të shtëpisë, por ne e shikojmë këtë si thjesht parimor. Nuk diskutohet kjo, ndërsa pjesa tjetër është këtu dhe ne do të bëjmë përpjekjen tonë.

Në tre raundet e para kërkohet konsensus. Po ju them që në 3 raundet e para do kërkojmë një President që të marrë dhe votat e opozitës. Në mos të gjitha, një pjesë të tyre. Nga ana tjetër do t’u lutesha shumë që të paktën për këtë proces të silleni, jo ju personalisht, por po u drejtohem shpirtrave, të paktën për këtë proces të sillen me respekt dhe t’i lenë fyerjet dhe sharjet. Unë nuk fyej, në rast se flas për të gjallë që kanë vdekur konstatoj një rast.  Prandaj po them respektoni këtë proces, mos shkoni në këto ekstreme dhe mos vazhdoni të bëni atë që bëni gjithmonë.

Ai që mungon këtu për 8 vite përsëriti të njëjtën gjë. Është qesharake që flisni sikur jeni me imunitet nga ambasada amerikane dhe jepni leksione këtu. E kuptoj që diku do kapeni, kapuni pas flamurit të PD se flamurin amerikan ka kush e kap, e kapin amerikanët. Kapni flamurin e PD dhe mundohuni ta ngrini se keni bërë si ato çarçafët e shtëpive të qejfeve që nuk dihet kush i tund dhe kush i shkund. Mos na trego ne nga çfarë duhet të distancohemi. Dimë shumë mirë se çfarë bëjmë. Këto lojërat e brendshme këtu me flamuj amerikanë ju bëjnë vetëm qesharakë.

Nuk kemi asnjë arsye t’ju bëjmë juve reveranca. Ne jemi këtu, jemi gati, por nuk na mbani dot në vend ne. Ne do të vazhdojmë drejt sepse kemi zgjedhur të udhëheqim. Doni të kontribuoni për zgjedhjen e Presidentit? Bujrum. Nuk kemi asnjë arsye që ta bëjmë që të dukemi ndryshe, jo. Nëse do kishim sot bindjen për një kandidaturë do e kishim bërë publike. Por nuk e kemi.

Nuk ka krim të organizuar, nuk ka strukturë kriminale që të merr peng si gënjeshtra jote kur thua që jemi këtu 5047 veta dhe vendos aty që edhe kallinjtë e misrit i numëronte 5-fish se ia kërkonin për rritjen e bujqësisë me 2 shifra. Ne nuk duam të hymë nga këto. Ku e keni atë që mungon këtu? A ia kisha thënë? Sa herë ia kisha thënë? Dhe ia kisha thënë kur ishit të tërë bashkë. Po ua them prapë, mos shkoni pas të vdekurit. Si me të vdekurin, si pa të vdekurin ne nuk na mundni dot. Arsyet jua kam shpjeguar, do ua shpjegoj prapë sa herë që të jetë nevoja se ju jetoni në mohim, jo të pranoni realitetin.

Më keq akoma kur i vdekuri del, ju udhëheq dhe thotë që unë jam gjallë e ka vdekur Amerika, se ka rënë në dorën e ku di unë se kujt, është më keq se numërimi mbrapsht. Ai që iku po të kishte dëgjuar pak me vëmendje, jo mua, por zërin e arsyes do ishte këtu akoma. Tani po ju them juve mos shkoni pas të vdekurit, mos e merrni lehtë. Mos u nisni nga fakti që do mundni shpirtin e lirë. Kam dëgjuar se po i bashkoheni si zogjtë e korbit një nga një. Do bëheni aq qesharakë. Kam një shqetësim tjetër që nuk do e kuptoni dot asnjëherë. Shqetësimi tjetër i imi është që ne këtu nuk jemi për partitë tona, partitë tona janë për vendin tonë dhe ju jeni pjesë e vendit tonë. Mos ia lini Shqipërisë gurin në qafë me të lyer bardheblu. Për të tjerat vazhdoni se ne këtu jemi. Për presidentin bujrum do të bëni gjitha konsultimet e nevojshme me ne nëse do të jepni kandidaturë që do të jetë bindëse ne do ta votojmë pa asnjë problem. Po ua them sot, nuk do të gjedhim president nga grupi parlamentar i PS, por një president që është më shumë se sa pjesa e shumicës. Nëse na ndihmoni për këtë do bëni një punë të mirë për vendin, ndërkohë që çdo ditë bëni punë të këqija për këtë vend”, tha Rama.

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 22 Prill 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In