Në seancën e sotme, deputeti socialist Ilir Beqaj tha se sjellja e opozitës sa i përket ndryshimeve zgjedhore është e pakuptimtë.
Duke e ilustruar me ironi, Beqaj tha se kërkesat që të mos shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, por të hapen listat, është alogjike.
“Mos shkelni 5 qershorin dhe hapni listat. Por per listat nuk u fol ne 5 qershor, por ne 30 korrik… A, nëse Ilir Meta është i mërzitur me Lulin dhe na e shfaq neve këtë mërzitje, ta zgjidhin Luli me Monën këtë punë” – tha Beqaj.
Fjala e plotë në Kuvend: