• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i rropat me protesta njerëzit Lul

by Artur Ajazi
08/01/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pasi ka takuar për të dytën herë Monikën dhe “aleatët”, kreu i frontit opozitar ka vendosur të shpallë datën 27 janar 2018 si “ditën e fillimit të protestave antiqeveritare”, me shpresën se rreth tyre do të mblidhen me mijëra njerëz. Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e tij “aleatët parlamentarë” për datën e protestës, dhe u ka prezantuar atyre aksionin opozitar, që nis me protesta dhe me një “kushtëzim të marrëdhënieve në parlament”.

Luli ka vendosur sërish të testojë besimin, durimin, dhe shpresën e humbur të bazës së Partisë Demokratike, duke tentuar ti rropasë edhe njëherë ata që i kanë mbetur akoma besnikë të rrugës tij. Luli ka folur mbi “aksionin opozitar” duke deklaruar në prani të Monikës, Dash Shehit, Agron Dukës e Fatmir Mediut se “ky do të jetë një vit i kurajos e përballjes e fitores mbi të keqen” por nuk ka shpjeguar se kush do të mbushë sheshet e protestave, cili është motivi kryesor që “fronti opozitar” do të dalë në protesta. Fakti është se në dy protestat e fundit, sheshet janë mbushur më tepër me ish-zyrtarë dhe ish-pushtetarë të PD, dhe jo me hallexhinjtë e vërtetë, apo nga anëtarësia dhe militantët demokratë shimica e të cilëve mbeten të zhgënjyer nga ai.

Duke folur mbi protestat, zoti Basha ka theksuar se “me aleatët kemi vënë piketat për kalendarin e veprimeve i cili do të shtrihet e përqafojë të gjithë shtresat e shoqërisë”, por nuk ka shprehur besimin se në ato protesta do të marrin pjesë “mijëra e mijëra demokratë”. Zoti Basha u ka bërë thirrje edhe intelektualëve “ti bashkohen protestës qytetare”, por nuk ka shpjeguar se përse intelektualët i ka larguar nga PD, përse i la jashtë listave dhe përse u ka bërë postobllok me gjithçka mundet kur ata dalin kundër tij. Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur misioni i saj nuk është qartësuar, në një kohë kur nga PD dhe LSI, janë larguar mijëra simpatizantë dhe militantë të zhgënjyer.

“Marrëdhënia me parlamentin do të diktohet tërësisht me aktin e rëndë të pafalshëm të dhunimit të kushtetutës” deklaroi zoti Basha, kur dihet publikisht dhe institucionalisht se në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme (dhe largimit të Tikut) nuk është shkelur asnjë centimetër i Kushtetutës, duke patur edhe mbështetje ndërkombëtare. Por pavarsisht kësaj, duket se “fronti opozitar” e ka vendosur që protestat të nisin në 27 janar, madje duke paracaktuar si nismëtarë të tyre emra me “peshë” nga partitë aleate. Përsa i përket deputetëve, zoti Basha ka urdhëruar që ata “të nisen në zonat dhe rrethet e tyre, të ulen këmbëkryq me popullin dhe ti mbushin mëndjen atyre të vijnë me autobuzë në protesta”.

Organizim si 20 vjet më parë, kur njerëzit thirreshin për të mbushur autobuzët e pronotuar nga kryetarët e degëve të PD, por asokohe ka patur struktura edhe në bazë, ndërkohë që sot ato mungojnë në çdo rreth. Protestat pa motiv, mbetet gjetja më dështake e “frontit opozitar”, por duket se më tepër si kërkesë e zotit Basha, ajo mbetet “shpikja e Monikës”, e cila ka deklaruar se sërish do të godasë me çizme kryeministrin. Kjo pasi vetë dështimet e dy protestave të fundit, ajo para bashkisë së Tiranës dhe ajo para Kuvendit të Shqipërisë, treguan se “Luli po i lodh dhe rropat kot njerëzit e tij”, pasi ata të Monikës, më tepër

preferojnë të kalojnë tek PS, se sa të dëgjojnë fjalimet e stisura të gjoja opozitarëve. Luli mos i konsumo më tepër se ç’duhet edhe ata ish-pushtarë që mbushin autobuzat me “protestues” sepse edhe ata së fundi e kanë mbledhur mëndjen se, kjo që bëhet vetëm opozitë nuk është. Nevoja urgjente e PD, si parti e madhe (në zbritje dhe jo në rritje) mbetet ajo e ribashkimit zoti Basha, mbetet ajo e risqarimit dhe ringritjes së strukturave statutore, ringritja e moralit e atyre qindra e mijëra militantëve të zhgënjyer nga ngjarjet e muajve të fundit në parti, miratimi nga të gjithë i një platforme të qartë politike të opozitës, ribërja e zgjedhjeve të rregullta për kryetarin e partisë, dhe pastaj ndoshta do të ishte më legjitime kërkesa për “aksione , revolucione, fronte opozitare, protesta antiqeveritare” por ama me aleatë seriozë dhe të besueshëm politikisht.

Next Post
Tani më e lehtë për të kërkuar punë në Gjermani, ngrihet kompani në Tiranë për ndërmjetësim

Rigjallërimi i ndërtimit/ Taksa e infrastrukturës mbush arkat e bashkive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

February 15, 2026
U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

February 15, 2026
“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In