• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos paguaj dritat dhe je “burrë i mirë”…

by Artur Ajazi
01/12/2022 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kush nuk paguan dritat (faturën e energjisë elektrike) sipas Partisë Demokratike, “është burrë i mirë, është i ndershëm, është opozitar dhe kundërshtar i qeverisë Rama”. Në fakt kemi 10 vjet që dëgjojmë të njëjtën melodi nga selia e Partisë Demokratike. Kujt i ndërpritet energjia, edhe pse ka 20 vjet pa e paguar, kujt i penalizohet biznesi edhe pse ka 15 vjet që nuk paguan dritat, ujin dhe taksat, ai quhet “kundërshtar i regjimit Rama”.

Ky absurditet, sot është kthyer në “kauzë” për Partinë Demokratike. Turren pas çdo aksioni të OSHE-së, turren pas çdo grupimi të institucioneve të shtetit për të penalizuar kundravajtësit, dhe nisin dhe lëshojnë deklarata dimri, nga zyrat e partisë. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste në 2013, Edi Rama gjeti në zyrat e shtetit një badërrdi të madhe. Mijëra njerëz, kryefamiljarë dhe biznesmenë, kishin 20 vjet pa paguar faturat e energjisë edhe pse kishte biznese që fiton miliona, kishte mijëra familje  dhe biznese që nuk paguanin faturat e ujit të pijshëm, edhe pse luanin dhe shpërdoronin ujin, kishte mijëra vetë që ishin debitorë ndaj shtetit me taksat e papaguara. Ishte një shtet rrumpallë, prej letre, të cilin po e merrte tatëpjeta.

Edi Rama, nuk mund të pajtohej me këtë situatë, dhe nuk mund të rrinte sehirxhi, duhet të niste mbajtjen e premtimeve elektorale. Ndaj, qysh muajt e parë të qeverisjes, vendosi të detyronte çdo debitor të paguante faturat e prapambetura në një afat të caktuar kohor, ndryshe do të përballej me ligjin. Dhe pikërisht, ky ishte momenti kur Partia Demokratike, nisi të “lëvrinte”. Ata që nuk kishin paguar dritat madje qysh nga 1992, apo 1996, ishin “opozitarë, të dhunuarit e qeverisë Rama, ishin demokratë, ndaj dhe penalizoheshin”. Por Edi Rama, “nuk dëgjonte nga ai vesh”, dhe arriti të detyronte mbi 200 mijë debitorë, familjarë dhe biznese, të paguanin paratë që i kishin në 20 vjet borxh shtetit. Si mund të jesh me 2-3 shtëpi, me makinë 100 mijë euroshe, si mund të kesh biznes, dhe të kapardisesh majë kolltukut, dhe të mos paguash 1 milion lekë drita, apo dhe 1 milion lekë ujin e pijshëm. Garancia që kishin marrë shumica e tyre nga Partia Demokratike, ishte e qartë dhe e ndërgjegjshme, “sa të jeni me PD, mos paguani”.

Shumica e atyre që ishin prej 2 dekadash debitorë tek OSHEE, dhe Ujësjellësat, as e kishin menduar se, do të vinte dita kur shteti do të bëhej, as e kishin menduar se, do të vinte dita kush ligji do ti ndëshkonte. Ata ishin mësuar me rrumpallën, me shtetin e xhupzinjve, ishin mësuar me drejtorët dhe ministrat e pazareve me tenderat dhe 40 per qindëshit, ndaj dhe u “surprizuan” kur në derën e banesës dhe biznesit u erdhi uniforma e shtetit, u erdhi gjoba dhe penaliteti. Kishte ardhur “ora” e drejtësisë, kishte ardhur momenti kur shteti të mblidhte paratë e veta, ato para që Sali Berisha, i kishte premtuar  debitorëve se “do të falen”. Kishte ardhur koha e seriozitetit të shtetit, dhe nuk duhej pritur asnjë sekondë.

Borxhi alarmant që la pas Sali Berisha dhe qeverisja e tij, kërkonin masa rradikale, dhe jo “shkelje syri”.  Dhe ashtu u bë. Sot realisht niveli i borxhit nga debitorët e energjisë dhe ujit të pijshëm, pothuajse është i papërfillshëm, dhe kjo falë një qeverisje të përgjegjshme, dhe tolerancës zero, ndaj çdo personi  apo biznesi që abuzon. Ajo ç’ka ka mbetur si hije nga e kaluara, është “kauza” e vjetëruar e Partisë Demokratike, e cila vazhdon me avazin “kush nuk paguan dritat dhe ujin, dhe kush penalizohet nga Edi Rama, është opozitar dhe burrë i mirë”. Le ti  bjerë këtij kavalli, dhe do të shohë sa vota do të marrë sot e mot….

Next Post
VIDEO / Prezantohet “Libraria Zanore” për nxënësit që nuk shikojnë, Kushi: Edukim më cilësor për ata që kanë më shumë nevojë

VIDEO / Prezantohet "Libraria Zanore" për nxënësit që nuk shikojnë, Kushi: Edukim më cilësor për ata që kanë më shumë nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In