Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama pas akuzave të këtij të fundit. Kryedemokrati deklaroi se nuk jam në këtë sallë për të qënë dikush tjetër po vetja ime.
“Ata pak studentë të psikologjisë që e ndoqën e dinë se për çfarë fenomeni mjekësor bëhet fjalë. Quhet projektimi, e ka mendjen diku tjetër po flet për dikë tjetër. Zemra i rreh për ustain që ia kaloi, ca ka pas të kqëija dhe vese i ka 500 herë më të mëdha. Dua të them fare qartë, se nuk jam në këtë sallë për të qënë dikush tjetër po vetja ime, të jeni të sigurtë se jam vetja ime. Ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve, ne jemi në këtë sallë për çdo arsye, përndryshe ky është një kotec se nëse do kishte guxim, gjysma prej jush do ishin në hekura sot“, tha Basha.
g.kosovari