Nga Dritan Hila
Porti i Sazanit, fari në hyrje të portit. Është ndërtuar nga italianët. I gjithë porti është një vepër artistike me gurë të gdhendur. Më në brendësi janë ndërtesa të fazave të ndryshme.
Janë ndërtesat e bëra nga italianët të gjitha në stilin neoklasik, pastaj ato sovjetike si një kopje e zbehtë e atyre italiane dhe në fund kazermat dhe pallatet tona të shëmtuara. Porti po pëson degradim. Gurët po bien.
Administrimi është një mish-mash mes ushtrisë dhe bashkisë. Ndërkohë dikush duhet të merret me restaurimin e të vetmit ishull që kemi për të mos ta lënë si arkeologji industriale por edhe për ta bërë të shfrytëzueshëm.
Vetëm ju lutem, mos ia lini në dorë këtyre shëmtirave shqiptare me lekë që thirren oligarkë. Me siguri, do ta djallosin!