• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos i shfrytëzoni këto momente”, Luca reagon për Parashqevi Simakun: A e keni kthyer kokën nga artistët e vjetër dhe të rinj?

by A R
17/12/2024 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e New Yorkut.

E menjëherë të gjithë u “ngritën” të komentonin situatën, ku disa donin me i ofruar ndihmë, e të tjerë që kërkonin që ajo të lihej në privatësinë e saj.

E një reagim për ikonën e muzikës e ka bërë edhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili si djalë artistësh thotë se është i trishtuar për momentet e vështira që ka kaluar Simaku dhe se situata të tilla nuk duhen të shfrytëzohen në këtë mënyrë.

Ai shprehet se i gjithë kombi shqiptar kudo që ndodhet, në të gjithë botën ka krenari për Parashqevinë. Mirëpo Luca ngre edhe një pyetje kryetarët e bashkisë, sesa janë të interesuar për artistët e vjetër apo edhe të rinj dhe po ashtu se përse investimi nga buxhetet e bashkisë janë kaq minimale për kinematografinë dhe teatrot.

Fjala e plotë e Gjergj Lucës:

Përshëndetje Parashqevi, i trishtuar dhe i emocionuar nga ky moment i vështirë ku ndodhet jeta jote, por i ngacmuar nga gjithë qëndrimi që ka mbajtur opinioni publik shqiptar.

Duke marr shkas nga qëndrimet që kanë bërë pseodopolitikanët, pseudoopinionistët dhe llumi i tallavasë i këtij vendi. Se si e kanë përjetuar se si e kanë shitur atë moment ku ndodhet jeta juaj. Do më lejoni dhe mua që nëpërmjet kësaj gjendje shpirtërore që më ka krijuar…më ka krijuar jeta juaj Prashqevi, por edhe mënyra se si e kanë trajtuar këta bashkëkombësit e mi. Të ndaj dy opinione dhe unë që t’i dëgjojnë nëpërmjet jush të gjithë këta njerëz që i dhemb shpirti kaq shumë për artistët.

Parashqevi, unë jam me baba e me mama artist, ju jeni një nga ikonat e këtij vendi ashtu siç kanë qenë prindërit e mi. Unë nuk arsye pse të flas sasa kënaqësi u ka dhënë puna juaj dhe me sa mund e keni bërë në një periudhë shumë të vështirë të kombit tonë, por nuk ka diskutim që i gjithë kombi shqiptar kudo që ndodhet, në të gjithë botën ka krenari për ju, ka krenari për të gjithë ikonat e artit sepse artisti, artisti është ndërgjegjja jonë kombëtare, sepse artisti nëpërmjet frymës së vet, nëpërmjet frymëzimit që ka krijuar te njerëzit ka bërë që të duhet më shumë ky vend. Ka bërë që njerëzit të jenë më të ndërgjeshëm, të gjejnë rrugët më të mira në jetë dhe artistët, miqt e mi në të gjithë epokat janë rebelët më të mëdhenj të sistemeve që nuk bien dakord me sistemet, me veten e vet dhe kjo mosdakordësi që kanë artistët është kripa e një shoqërie.

Më vjen keq për çfarë i ka ndodhur kësaj artisteje të madhe, por më vjen keq për opinionin publik. Për 33-34 vite se a e ka çuar ndonjëherë nëpër mend të gjithë ata gjigandë që nuk janë më, po të gjithë ata gjigandë që Zoti i ka dhënë mundësinë që të jetojnë dhe disa vite, a e ka kthyer kokën këta artist të vjetër, por edhe nga këta artist të rinj shumë të talentuar?

A ka ndonjë fond për kinematografinë, a ka ndonjë ngacmim për teatrot, Kryetarët e bashkisë më vjen jashtëzakonisht keq që e them bëjnë një investim minimal nga buxhetet e bashkisë për teatrot. Teatri është shpirti një qyteti, janë problemet e një qyteti të ngritura në skenë. Kështu që miqt e mi, mos i shfrytëzoni këto momente të njerëzve të mëdhenj të këtij kombi për të demonstruar se jeni shumë të ndjeshëm dhe ju jeni gati që të bëni namin për këta njerëz që ju dhimbsen kaq shumë.

Next Post
Mamaja e Kryemadhit paraqitet në SPAK: U pyeta për pasurinë! Monikën e kam ndihmuar unë…

Apeli liron nga sekuestro vilën e nënës së Monika Kryemadhit, mbetet nën sekuestro vila e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

March 17, 2026
Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In