• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i kërkoni Lulit, të vetmen gjë që nuk ua jep dot!

by A R
16/04/2021 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Edi Rama i ka kërkuar kandidatit të opozitës për Kryeministër, që të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, e pas zgjedhjeve të bashkëpunojnë sëbashku si liderë të mazhorancës e të opozitës, për të ardhmen e vendit. Lulzim Basha është i vetmi që bën sikur nuk e kupton, se çfarë po i kërkon realisht Kryeministri, pasi PS të fitojë mandatin e tretë qeverisës dhe PD të mbetet sërisht në opozitë.

Njeriu që të gënjen edhe kur e pyet për orën, në këtë rast, nuk ka aq këllqe të gënjejë. Sepse atij as nëpër mendje nuk i shkon,- pavarësisht sesa dëshirë ka,- që të “vrasi babain” e tij politik dhe të heqi qafe, rivalin e tij të vetëm për lidershipin e opozitës pas 25 prillit. Por nuk ka faj, ndaj mos i kërkoni Lulzim Bashës tu japë, atë që ai nuk ua jep dot!

Lulzim Bashës po i kërkohet nga të vetët, që të deklarojë sesa mandate deputetësh është objektivi i tij si udhëheqës i fushatës elektorale të PD, në zgjedhjet e 25 prillit. Edi Rama ka deklaruar se PS do fitojë të paktën 74 deri në 78 deputetë. Monika Kryemadhi ka deklaruar se në këto zgjedhje, nga 19 që fitoi më 2017, LSI do të dyfishojë rezultatin dhe do të mari 40 mandate deputetësh.

Nuk ka rëndësi se sa realist është Edi Rama dhe sa futuriste është Monika Kryemadhi në këtë rast. E rëndësishme është që çdo lider politik, përpara se të futet zyrtarisht në fushatë, e ka për detyrë që të shpalli përpara përkrahësve, mbështetësve dhe votuesve të vet objektivin e tij. Por, Lulzim Basha është i vetmi lider në këtë garë, që as nuk e ka deklaruar, as nuk po e deklaron dhe as nuk keni për ta mësuar dot kurrëse sesa e kishte objektivin e tij zgjedhor.

Sepse nëse do ta deklarojë, ai do të mbajë nesër përgjegjësi për premtimin e bërë dhe do gjykohet e do largohet me turp për mosmbajtjen e tij. Nëse do ta deklaronte, Lulzim Basha nuk ka as mundësinë dhe as luksin që ti jape përgjigje realiste pyetjes: A do ti fitojë PD e vetme zgjedhjet? Pra a do të mari dot 71 mandate vetëm, siç Lulzim Basha i la të kuptohej një militanti që i kërkoi “rastësisht” në rrugë, që nesër të mos qeverisë me LSI?!

Mos i kërkoni Lulzim Bashës atë që nuk ua jep dot. Sepse në asnjë rrethanë as aritmetika e tij, as aritmetika 30 vjeçare e votave dhe as aritmetika e ketyre zgjedhjeve, nuk ia mundëson këtë. Sepse as edhe demokrati më i thekur dhe as lideri i tyre i paditur në aritmetikë, e dinë se nuk mund të kapërcejnë dot nga 43 mandatet e 2017, në 71 mandate më 2021.

Sepse kjo do të thotë se PD e Lulzim Bashës, i duhet të marë edhe 28 mandate deputetësh më shumë, të cilat prodhohen nga plot 65- 70% vota me tepër së 4 vjet më parë për PD. Me një fjalë, kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse PD, do fitojë sistematikisht në çdo qark të Shqipërisë nga 2-3 mandate më shumë. Gjë që është edhe teorikisht e pamundur, pasi nuk ka ndodhur kurrë, që të realizohet një kapërcim i tillë elektoral.

Në mos realizoftë këtë më të parealizueshmin skenar, Lulzim Basha ishte mirë, të paktën të deklaronte se PD do të fitonte me një mandat më shumë se PS. Një mandat më shumë se rivali i tij për Kryeministër Edi Rama dhe kësisoj, të fitonte të drejtën kushtetuese për të formuar qeverinë e re të 4 viteve të ardhëshme. Por as këtë, ai as nuk ua ka premtuar, as nuk e premton dhe as nuk do ta premtojë dot kurrë. Ndaj, mos i kërkoni Lulzim Bashës, atë që nuk ua jep dot!

Kandidati i opozitës për Kryeministër, thotë se ai është alternativa e ndryshimit të Shqipërisë, por nuk arriti të ndryshonte dot as veten. Nuk ndryshoi dot as lidershipin e opozitës. Nuk ndryshoi dot as listën e kandidatëve për deputetë të PD. Nuk ndryshoi dot as raportin e tij me Sali Berishën. Me Ilir Metën, Monika Kryemadhin e LSI, jo e jo. Kështu që mos prisni që ai të ketë qoftë edhe një mundësi teorike, të ndryshojë pas 26 prillit Shqipërinë. Sepse nuk mund ti kërkoni dot Lulzim Bashës, atë që ai nuk mund tua japi dot kurrë!

Edi Rama i ka ofruar Lulzim Bashës, mundësinë që pas zgjedhjeve, ai të shpëtojë njëherë e mirë nga “tutorët” e tij politikë. Duke i dhënë dorën, që të fitojë lirinë e munguar në këto 8 vjet, me shpresën që të bëhet lideri real i PD dhe opozitës shqiptare, për të mirën e Shqipërisë. Jo se Edi Rama nuk e di, që Lulzim Basha nuk mund tu japë dot të vetëve, atë që ata kërkojnë prej tij. Por ai po i ndihmon ata, që të kuptojnë që tani, se ai nuk do mund tua japë dot kurrë të vetmen gjë që ata duan prej tij!

Next Post
Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Shërohen dy mjekët e spitalit ‘Shefqet Ndoqi’, dolën negativë

A rrezikohet vaksinimi nëse humbet PS? Manastirliu tregon se si do të vijojë ky proces: Kemi siguruar gjithçka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In