• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i çoni dëm ushqimet… ja disa këshilla për menaxhimin e tyre

by Java News
05/07/2016 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondet që shoqatat e bamirësisë çojnë periodikisht në vendet më të varfra nuk janë të mjaftueshme për të mbyllur hendekun e urisë ose për të zgjidhur një problem kaq madhor botëror. Secili prej jush duhet të ndërmarrë disa veprime për të mos çuar dëm ushqime të ndryshme…

E drejta për ushqim nuk duhet të jetë një arritje sociale, por më tepër një e drejtë e patjetërsueshme e çdo qenieje njerëzore. Por, për fat të keq, realiteti është krejt ndryshe, madje edhe në këtë shekull kaq të ndjeshëm ndaj temave sociale. Po, i ndjeshëm, por vetëm për pjesën më me fat të planetit, përkundër asaj që vuan urinë e përditshme. Fondet që shoqatat e bamirësisë kryejnë periodikisht në vendet më të varfra nuk janë të mjaftueshme për të mbyllur hendekun e urisë ose për të zgjidhur këtë problem tepër madhor botëror. Ashtu siç po shkojnë gjërat, të gjithëve ne na takon të ndërmarrim një ndryshim perspektive që mund të ripërtërijë qasjen tonë ndaj ushqimit dhe hedhjes së tij.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme, ju rekomandohet të veproni si më poshtë.

Bëni pazar vetëm atëherë kur duhet

Në vend që të mbushni frigoriferin me ushqime të blera rastësisht duhet të mësoheni që të furnizoheni vetëm në bazë të nevojave aktuale.

Konsumoni ushqim në bazë të nevojës

Hedhjet e mëdha të ushqimeve me të cilat jeni mësuar duhet t’ia lënë vendin një konsumi të ndërgjegjshëm i cili merr parasysh nevojat tona reale fizike.kujdesi-per-ushqimin-2

Konservojini mirë ushqimet

Mbase ju ndodh shpesh që të hidhni në plehra ushqim të prishur për shkak të keqkonservimit të tyre. Lënia e ushqimeve jo të mbyllura në frigorifer do të reduktonte për shembull freskinë e tyre. Më mirë ruajini në mënyrën e duhur për t’i bërë që të zgjasin më shumë e për rrjedhojë për të shmangur hedhjen e tyre.kujdesi-per-ushqimin-5

Dhuroni ushqimin e tepërt

Duke pasur parasysh se ushqimet duhet të konsumohen para prishjes, në qoftë se ju bie rasti që të keni disa prej tyre në prag të skadencës, por që nuk i konsumoni dot shpejt, do të bënit mirë që t’i dhuronit. Ky nuk është vetëm një akt bamirësie, por edhe përgjegjësie.

Merrni në konsideratë ndikimin e ushqimeve në mjedis

Zgjedhja e ushqimeve me vetëdije do të thotë marrje në konsideratë e ndikimit të prodhimit të tyre në mjedis.

Mësojuni edukimin e ushqyerjes

Është shumë e rëndësishme që fëmijëve tuaj apo gjeneratës së re t’i mësoni një edukim ushqyerje më të kujdesshëm për të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Privilegjoni ushqimet me “zero kilometër”

Ushqimet e prodhuara në vende të vogla pranë jush garantojnë jo vetëm freskinë dhe kosto të ulëta, por më pak ndikim në mjedis. Për shembull nëse në kopshtin apo në ballkonin e shtëpisë suaj ju do të mbillnit perime të ndryshme apo erëza, ju do ta përdornit më pak makinën për të shkuar diku në një treg ushqimesh.kujdesi-per-ushqimin-3

Organizoni bërjen e pazarit

Sipas disa studimeve, personat të cilët planifikojnë shpenzimet duke hartuar lista dhe duke kontrolluar karakteristikat e çdo ushqimi çojnë dëm më pak ushqime sesa konsumatorët e pakujdesshëm./shqip/a.kkujdesi-per-ushqimin-4

Next Post

Këto do të jenë parametrat e Xiaomi Mi 5

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In