• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!

by Pajtim Bello
27/11/2021 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello 

Beteja mes Lulzimit dhe Saliut ka hyrë në një fazë të nxehtë. Tonet janë ngritur, gjuha është ashpërsuar dhe zinxhiri i gojëve është zgjidhur. Lulzimi foli vonë, ndoshta shumë vonë. E hapi lojën dhe tashmë ka nisur ballafaqimi. Nuk janë të paktë analistët, sidomos ata politikanë nga PD, të cilët bëjnë benë e dhelprës se  Saliu nuk e njeh gënjeshtrën. Si është e vërteta? Kush janë rapotet e Saliu me gënjeshtrën?! Po sjellim disa ngjarje.

-Sali Berisha, i dërguar nga Ramiz Alia në mitingun e  studentëve në Dhjetor 1990, deklaroi: “Dëshiroj të mbetem një mik i PD dhe i uroj asaj sukses.” Fakti: E uzurpoi dhe po e heq zvarrë, duke mos patur pikë mëshire për mijëra demokratë që i besojnë atij.

-Në fillimet e veta iu drejtua shqiptarëve me shprehje: “Bashkëvuajtës dhe bashkë fajtorë!”, por në fakt vetëm ai dhe të zgjedhurit e tij rezultuan bashkëvuajtës, të tjerët bashkëfajtorë!

-Në 1996 Aleksandër Meksi, me shkresën sekrete me numër 2858 , dërguar ish-presidentit Sali Berisha, kërkoi mbylljen urgjente të piramidave. Berisha e injoroi kërkesën zyrtare të kryeministrit dhe deklaroi: “Paratë e shqiptarëve janë paratë më të ndershme dhe më të pastra në botë..”. Çfarë ndodhi më tej e dimë farë mirë!

-Saliu ka deklaruar dhe ende i qëndron gënjeshtrës se ai nuk ka dijeni çfarë ka ndodhur me Remzi Hoxhën. Ndërkohë pranon se në zyrën e tij si president kishte thirrur në zyrë kryetarin e SHIK, Prokurorin e Republikës dhe Ministrin e brendshëm por nuk tregon çfarë iu raportua prej tyre!

-Në tragjedinë  e Gërdecit anashkaloi, fshehu vrasjen e banaxhakut të tij dhe më tej mohoi ta kishte njohur atë! Në këtë ngjarje akuzoi protestuesit socialist se ishin përdoru pistoleta stilolaps, thika me helm etj.

-Në Qershor 2013 iu drejtua demokratëve: “..duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike,  të jem thjeshtë njëri prej jush,  anëtar i  i PD-së..”. Sot bën një betejë për të marrë kreun e partisë!

-Lulzimi na bën me dijeni se Saliu i ka thënë që para vehtes nuk vendos as PD e as demokratët. Saliu e mohon Bashën. Po e vërteta? Po heqim një paralele mes shprehjes së Saliut që la pa frymë Peter Lucas*, që unë po e citoj në ligjëratë të drejtë: “Après moi, le deluge! (fr.) Pas meje, le të bëhet kiameti!”. Pra Saliu nuk e ka për herë të parë atë që i ka thënë Lulzim Bashës dhe asaj çfarë pohon Basha sot.

Pra Saliu ka thënë dhe e ka provuar se para vehtes nuk vë PD, demokratët dhe gjithë shqiptarët. Mjafton të kujtojmë se Saliu u vetë rizgjodh President i Republikës në 3 mars 1997 kur shqipëria ishte ndezur flakë. Ky rast, at që përmendëm më lart por edhe raste të tjera provojnë se Saliu është politiani prototip që gënjeshtrën e ka mjetin më të fortë për të manipuluar opinionin e sidomos turmat. Saliu nuk duhet besuar kurrë. Gënjen sa herë që gënjeshtra i sjell dobi. Është politikani narcist dhe pragmatist. I lejohet të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Gënjeshtra është më e pakta!..

Next Post
Aksidenti me eskortën e Berishës, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën: Ishit me shpejtësi, asnjë mjet s’lëvizte kundravjatje në korsi

Aksidenti me eskortën e Berishës, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën: Ishit me shpejtësi, asnjë mjet s'lëvizte kundravjatje në korsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In