• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mos harro Itakën…

by Java News
29/07/2015 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerina Karagjozi

Të shumtë janë ata që kanë pasur mundësi të lexojnë Homerin, me veprat e tij të mbushura me rrëfime e përshkrime personazhesh e vendesh të pafund.

Të shumtë janë ata që kanë pasur durimin të çojnë deri në fund leximin e asaj që për mendimin tim është dhe kryevepra e tij, “Odisea”, një histori e pafundme e udhëtimit (sepse tashmë falë veprës së tij të mirënjohur, odisenë mundet që ta përdorim si term), që kaloi Uliksi gjatë lundrimeve të tij. E gjatë u duk si fjali por asnjë fjali e gjatë e imja nuk do mundet kurrë t’ia kalojë përpjekjeve të tij. E pra për hir të mundimeve të tij sa herë e përmendim fjalën odise, nënkuptojmë rrëfimin e gjatë të lundrimit edhe më të gjatë për t’u kthyer në shtëpi.

E pra, dhe unë sot nuk di se nga t’ia nis e t’ia zë fillin ditës. Kam kaluar një ditë të gjatë e të mbushur me shumë mendime, emocione dhe përjetime, nga ato të cilat mundet t’i ndjesh vetëm gjatë lundrimit. Sapo mësova se ekzistonte një mundësi për ta vizituar, nuk hezitova edhe për arsyen e thjeshtë se aq shumë kam lexuar e lexuar e lexuar e lexuar për të.

Dita ime nuk ishte një, ishte sa për njëmijë ditë, një ditë sa për një jetë. Pata mundësinë të bëj një udhëtim një ditor që më mbushi shpirtin sa për shumë e shumë udhëtime. I gjatë, me pamje tmerrësisht të bukura, i mbushur jo thjesht me njerëz dhe vende, por një udhëtim nga ata që të ndalin frymën…

Sot u ktheva në vendin e atij që nuk la më det pa shkelur për t’u rikthyer. Më duket shumë i fortë mesazhi që mbart dëshira e pamposhtur për rikthim. Po çfarë ke me të do më thoni, në të vërtetë asgjë nuk kam me të, por me udhëtimin e gjatë të Odiseas për t’u rikthyer. Me atë e kam!

Ne jetojmë në erën e komunikimit, kur vendet dhe distancat përshkohen shumë më shpejt dhe më lehtë, por sërish koncepti i kthimit më bëri të ndalem më gjatë e të shkruaj për të. Itaka është një ishull i vogël mes disa ishujve të cilët ofrojnë shumë pamje të bukura, e të ftojnë me dyqanet apo lokalet e vegjël e të shumëllojshëm por që kanë disa gjëra të përbashkëta e shumë të pëlqyeshme, kujdesin ndaj detajeve.
Itaka nuk ofron shumë mundësi të së tashmes, por ofron historinë e kthimit të pandalshëm të tij, tek dashuria e jetës së tij, e nuk pati asnjë pengesë që të mos e lejonte t’ia dilte për të mbërritur në destinacionin e tij, krahët e saj.

Është premtimi i bërë për t’u kthyer, më i fortë se të gjithë magjistricat, furtunat e nuk di pse po ndiehem shume Noliane sonte… Disa foto të bëra nga anija, më shoqëruan në kthimin tim të përkohshëm më lenë të mbushur me shume mendime e ëndrra për një jetë që ndoshta mund të kishte qenë ndryshe…. Itaka e bukur, ngritur në kodër, lagur në det, fshehur mes kaltërsish, aq larg e gjelbëruar dhe e vjetër mbushur me poemë e poezi…

Mos harro Itakën…

Next Post

Merkel, për të 7 vit radhazi pushime "low cost" në të njëjtin vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

February 15, 2026
Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

February 15, 2026
U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

February 15, 2026
“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In