Seanca plenare e ditës së sotme u përfshi në debate të nxehta mes ministres Ibrahimaj, deputetëve demokratë Tabaku dhe Bardhi dhe ministres Spiropali.
Pas fjalës së mbajtur në Parlament të deputetes Tabaku, e cila i është drejtuar me akuza qeverisë për buxhetin e vitin 2023, i është kundërpërgjigjur Ibrahimaj.
Më tej, debati është ndezur dhe deputetja Tabaku dhe deputeti Bardhi i janë drejtuar ministres Ibrahimaj me akuza.
Pastaj ka ndërhyrë ministrja Spiropali e cila ka paralajmëruar që askush të mos guxojë që të flasë nga vendi dhe të hedhë baltë dhe akuza që nuk kanë lidhje me të vërtetën.
Elisa Spiropali: Nuk keni gjë pa thënë në këtë foltore për turpin tonë. Dje pamë një skenë të shëmtuar që na turpëron të gjithëve dhe të mos lini një ministre të flasë nga vendi duke i bërë akuza penale nga vendi dhe Tabaku shkoi dhe më larg dhe shumë më larg dhe ministrja e financave nuk ka ardhur nga rruga, ka ardhur nga studimet në Bokoni, me nderimet më të larta.
Të mos guxojë askush nga vendi të lëshojë jo vetëm baltë, por edhe akuza që nuk kanë lidhje me të vërtetën, por me përbaltjen. Të mos guxojë asnjë grup deputetësh të ngrihen në këmbë dhe të pengojnë ministra apo deputetë të thonë të vërtetat e tyre. Nuk iu jep të drejtën të pengojnë ministrat të shprehen. “Të gjithë hajdutë, të gjithë kriminelë”, nëse kjo nuk është e dënueshme nga rregullorja, nuk e di se çfarë është. Ju lutem kini respekt kur grupi ynë parlamentar përgjigjet. Mos na e merrni sjelljen tonë për dobësi.
Gazment Bardhi: Nuk po bëj akuzë penale, por askush nuk ka të drejtë t’i drejtohet “kjo përfaqësuesja e opozitës së vulës”, varfëria në argumernta, në përgjigje nuk i jep askusjt të drejtë të na vendosë epitetet. Spiropali tërhiqi mbrapsht ato “mos guxoni”, ne nuk kërcënohemi nga ju. Ajo që unë po pyes ministren, ku në cilën shtëpi jeton. Pronari ku jeton është një nga oligarkët që paguhet me paratë e buxhetit të shtetit.
Delina Ibrahimaj: Unë kaloj në rrugën “Rexhep Jella” ku kam jetuar që prej vitit 2009. Shtëpia është e Përparim Ibrahimaj, i cili është babai i bashkëshortit tim. Ju lutem spiunët tuaj sillini me mua të më shoqërojnë, sot, nesër, pasnesër sepse ajo ëshët shtëpia ku unë kam shumë vite që jetoj. Ju dini të shpifni dhe vetëm të shifni zi dhe vrer.
Jorida Tabaku: Në këtë Parlament, kur jepen fakte sigurisht që përballesh me sulme dhe ajo që bëri ministrja e parlamentit, kjo është puna kur deklaron zyrat e propagandës. Për mua, kjo politika e urrejtjes nuk shkon për asnjë nga kahet. Nëse është dikush i kënaqur për debatin që ndodh në PD, janë ato që janë atje.
/a.r