• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mos guxo të më vendosësh gjobë”, Balla kallëzon Bashën, Nuhun dhe gazetarin

by A R
27/09/2018 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka depozituar në Prokurori kallëzimin për kreun e PD, Lulzim Basha, pasi e akuzon për shpërdorim detyre.

Në kërkesën drejtuar Prokurorisë së Tiranës, numri dy i socialistëve kërkon nisjen e hetimeve ndaj shtetasit Lulzim Basha, nën pretendimin se ka shpërdoruar detyrën dhe ka bërë kallëzim të rremë.

Gjithashtu, Balla ka kërkuar nisjen e procedimit penal edhe ndaj ish-policit Emiljano Nuhu nën po të njëjtat akuza.

Në të njëjtën kërkesë, kreu i Grupit PS ka kërkuar hetimin edhe të gazetarit Basir Çollaku, personi që intervistoi Emiljano Nuhun.

Kallëzimet vijnë pas denoncimit të ish-policit, Emiljano Nuhu, i cili pretendon se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, në prani të deputetit Taulant Balla.

Ndërkohë, numri dy i PS shkruan në rrjetin social Facebook:

Sapo depozitova në Prokurori kërkesën për fillimin e ndjekjes penale për të gjithë personat e përfshirë në inskenimin e turpshëm të orkestruar dhe të bërë publik nga Lulzim Basha.

E garantoj opinionin publik se kjo çështje do të jetë beteja që duhet fituar në emër të shqiptarëve që duan një politikë ku akuzat të ngrihen mbi prova dhe se provave për cilindo është vetëm drejtësia që duhet tu shkojë deri në fund.

I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës, Policisë së Shtetit të marrin të gjitha përgjegjësitë që ju takojnë në zbardhjen e këtij inskenimi të turpshëm.

E garantoj Lulzim Bashën, gjobaxhiun e rëndomtë të sipërmarrësve, mos guxo të më vendosësh edhe mua gjobë me kusht mospërballjen. Je shumë i dobët për mua Lulzim. Mirë kryetar partie nuk di ta besh, duke e degraduar PD në një organizatë banale babalesh, po mos guxo të bësh më as regjizorin apo skenaristin, sepse qenke për turp.

Nesër këtij kallzimi do t’i bashkëngjitet si i kallzuar edhe shpifësi profesionist, Edi Paloka. I cili nuk e ka problem të vijë në gjykatë dhe të thotë se ai thotë çfare i thotë partia, prandaj është i pafajshëm, po sidoqoftë pa këtë shpifës qesharak në bankën e të akuzuarve, kjo komedi e zymtë nuk e merr kuptimin e saj të plotë.

/b.d

Next Post
Shqiptari kapet në kufi me dokumente italiane të falsifikuara

Korrupsion me targat e makinave, pranga sekserit dhe specialistit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In