• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e ndalni rrjedhjën e lirë të Vjosës!

by Java News
26/01/2020 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lavdosh Ferruni

Në një sallë të ftohtë në Memaliaj kompania Turke AYEN-ALB, zhvillues i projektit të hidrocentralit të Kalivaçit ja doli të marrë rreth 20 firma që i duhen për ti paraqitur tek autoritet publike si dokumentacion të plotësuar për detyrimin e informacionit të publikut dhe pjesmarrjes së tij në vendimmarrje. Për kompaninë nuk ka rëndësi se ata që kanë firmosur nuk janë dakord me ndërtimin e HECit të Kalivaçit.

E rëndësishme për kompaninë turke është letra e firmosur. Janë mijra njerëz që kanë firmosur peticione se janë kundër ndërtimit të HECeve në lumin Vjosa. Të gjithë kryetarët e Bashkive dhe ish komunave kanë firmosur gjithashtu kundër ndërtimt të HECeve në Vjosë. Media të shumta ndërkombtare prestigjoze dhe personalitete të spikatur ndërkombëtarë kanë shprehur publikisht hapur opinionin e tyre për Vjosën me rrjedhe të lirë e pa diga. Janë me dhjetra shkencëtarë nga Gjermania në Japoni që kanë argumentuar shkencërisht se në të mirë të Shqiptarve, të njerëzimit, ë Shqipërisë e të planetit është që Vjosa të jetë lum i lirë.

Ekspertja serbe, pjesë e panelit të paguar nga kompania turke, për të hartuar letrat e ndikimit në mjedis të HECit të Kalivaçit pranoi se aktualisht nuk di ndonjë rast tjetër që rrjedha e ndonjë lumi në Europë, pa diga si Vjosa, të proçedohet me ndërtim dige e me përmbytje masive. Në takim nuk kishte asnjë nga ministritë e linjës. Nënprefekti i Gjirokastrës i pranishëm tha “u bëftë më e mira” Po cila është më e mira? Studime për ndërtim të HECeve në Vjosë janë bërë edhe nga diktatura.

Nëse do shihen këto studime nga Qeveria sot do konstatohet edhe teknikisht se është zgjidhje e gabuar të ndërtosh digë mbi Vjosë, një lumë prurës gjigand sedimentesh dhe me pasoja të qarta të erozionit në bregdetin e Vlorës. Dyshime serioze përcaktuan edhe një grup shkencëtarësh austriak në këto vitet fundit, sidomos në drejtim të sedimenteve dhe erozionit bregdetar.

Edhe sikur zgjidhja teknike të jetë e mirë legjislacioni Shqiptar parashikon një analizë të variatit “HEC nuk ndërtohet” Ç’ndodh në këtë rast me 16 km2 tokë të përmbytyr (afërsisht sa 40% e territorit të qytetit të Tiranës) ? Sa prodhim bujqësor – blegtoral do prodhohet? Sa peshk, pra dhe sa ushqim proteinik i shtohet banorëve përgjatë gjithë luginës? Sa të ardhura do sigurohet nga lloje të ndryshme të turizmit dhe rekreacionit që do të zhvillohen normalisht në zonë?

Uji i pishëm, uji për vaditje, etj. Intuita e mijra njerzve që kërkojnë “Vjosa lumë i lirë”, “Vjosa Park Kombëtar” konstaton se varianti “HEC nuk ndërtohet” është varianti më i mirë për banorët e luginës së Vjosës. Dhe varianti “HEC nuk ndërtohet”, sipas ligjit nuk presupozon se nuk bëhet asgjë, por presupozon se zhvillohen disa aktivitete të zakonshme private dhe shtetërore, psh., ndërtimi i paneleve fotovoltaike apo i turbinave të erës në zonë e afër zonës. Nëse autoritetet shtetërore pranojnë letrat e kompanisë, si ka dashur ti bëj ajo, duke injoruar pjesë thelbësore të ligjit, përgjegjësia është e tyre.

Është për të ardhur keq që Qeveria në prag të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian pranon per një vepër të konsideruar se dëmton një pasuri europiane, sic është ekosistemi unik i lumit të Vjosës, dokumetacion që nuk i referohet standarteve të BEsë, duke devijuar qëllimisht tek standartet turke, kamufluar me standartet e IFCsë.

Do ishte një çmenduri qeveritare ndalimi i rrjedhjes së lirë të Vjosës, duke shkatërruar jetën dhe jetesën e luginës më vitale në Shqipëri, me vlera të mëdha edhe për kontinentin.

 

 

Next Post
Mrekullia me të kuqe/ Cili është stilisti shqiptar që krijoi fustanin e Beyonce (FOTO)

Mrekullia me të kuqe/ Cili është stilisti shqiptar që krijoi fustanin e Beyonce (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In